Babai i vogëlushit sirian, Aylan Kurdi, fotoja e të cilit teksa dergjej i pajetë të breg detit, preku zemrat e të gjithë botës është akuzuar nga një nënë irakiane që humbi dy fëmijët e saj në të njëjtën varkë, se ai ishte trafikanti që drejtonte varkën me emigrantë.

Zainab Abbas, djali dhe vajza e të cilës humbën jetën në të njëjtin udhëtim të mallkuar me varkë ku mbetën edhe Aylan i vogël bashkë me vëllanë e tij 5-vjeçar ka rrëfyer se Abdullah Kurdi ishte në fakt skafisti. Gruaja rrëfen me tej se personi të cilit i pagoi paratë për udhëtimin i tha të rrinte e qetë pasi drejtuesi i varkës kishte me vete edhe gruan me dy fëmijët e tij.

Por babai i Aylan, i cili tashmë është kthyer në qytetin sirian të Kobane, i ka mohuar këto akuza dhe shprehet se nuk e kupton pse ajo grua po e përfshin në këtë histori.

