Babai ia hedh përgjegjësinë djalit për vrasjen në Elbasan

Dita

Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Naim Çekrezi dhe Ilir Çekrezi, babë e bir, të cilët akuzohen për vrasjen e bashkëfshatarit të tyre, Bajram Shinkolla.

Mësohet se Naim Çekrezi, ka mohuar para togave të zeza të ketë qenë pjesëmarrës në vrasjen e fqinjit te tij në Cërrik. 56-vjeçari deklaroi se nëse i biri, Ilir Çekrezi, 25 vjeç është vrasësi i bashkëfshatarit të tyre, ai duhet të marrë dënimin e merituar. Sakaq, Naim Çekrezi ia ka kaluar të gjitha përgjegjësitë për ngjarjen të birit, raporton News 24.

Duke e konsideruar vetën të pafajshëm 56-vjeçari kërkoi që të lihet i lirë. Ndërsa i biri Ilir Cekrezi është shprehur se nuk është në gjendje të japë shpjegime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *