Një 40-vjeçar i divorcuar mbante të izoluar dhe kërcënonte me jetë djalin e tij 17-vjeçar.
Ky fakt është bërë i ditur nga fqinjët e shtetasit Mir Duro, të cilët e kanë përcjellë rastin në fjalë në Polici.
Duro mësohet se ka përftuar kujdestarinë ndaj djalit vite më parë, pasi është divorcuar nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa e tyre që ndodhet në lagjen “30 Vjetori” të Beratit.
Pas denoncimit të fqinjëve, uniformat blu dhe forca të zjarrfikëses kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri me djalin e mitur dhe kanë arritur ta nxjerrin këtë të fundit prej aty.
Bëhet e ditur se fëmija ka qenë i frikësuar dhe se ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike.
Forcat policore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që, 40-vjeçari është ndaluar dhe po merret në pyetje.
s.a/dita
