Po bën xhiron e ditës lajmi për kapjen e një supermashtruesi të njohur edhe si “gravata e zezë”, për skemën piramidale që kishte ngritur dhe 900 rastet e zbuluara që prej vitit 2007. Ledjan Muçaraku akuzohet se pasi jepte shuma të ndryshme si borxh, kur ua merrte përsëri mbrapsht paratë personave të ndryshëm, i detyronte të nënshkruanin një dokument noterial për këtë shumë dhe më tej e përdorte duke i paditur në gjykatë sikur borxhi të ekzistonte në të vërtetë. Shumat varionin nga 1 mijë lekë, deri në 230 mijë euro, por pjesa më e madhe e tyre ishin shuma fiktive thjesht në letra, nëpërmjet të cilave tentonte të shantazhonte bizneset. Pas këtij lajmi, në fshatin Grykë-Seman kanë reaguar familjarët dhe banorët, duke dënuar veprimin e 29-vjeçarit. Madje babai i tij Nasi Muçaraku, ka deklaruar se i biri nuk rrinte në shtëpi. “Unë e kam të birësuar, por ai nuk rrinte në shtëpi. Zëre se nuk e kisha. Jam i indinjuar për veprimet e tij, shteti le ta hetojë”, ka thënë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA.

Injoranca e njerezve ndaj njohjes se ligjit dhe pafuqia e policise dhe gjyqesorit per ta zbuluar kete rast me pare kane bere qe nje mashtrues ordiner te beje kerdine.
Po nuk u dogjen keta njerez nga Sudet!!!!!!!!!!Duan e mashtrohen!