Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.
Pas një konflikti në familje, motivet e të cilit nuk dihen ende, 66-vjeçari Ramo Sheroku ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeç Andrea Sheroku, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. I plagosuri është transportuar me ambulancë fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Repartin e Kirurgjisë.
Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se 32-vjeçari kishte marrë goditje në pjesën e kraharorit, afër mushkërive dhe për shkak të gjendjes së tij të rënduar mjekët e kanë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Babai i djalit është shoqëruar në ambientet e DVP-së Berat dhe nga dëshmia e tij pritet të zbardhen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë

Shkaku?Kjo eshte pasoja.Konflikt ne famiilje.Jo ,nuk eshte ky motivi qe doni te mbyllni krimin.Motivi nga ana psikollogjike eshte ne pamundesine per te zgjidhur nje akumulim stresesh ,qe varen nga shkalla e nivelit jetesor te shoqerise Nuk ka prind shqiptar qe te jete i kenaqur qe edhe nje pike gjaku te rjedhe nga djali a cupa te rrjedhe ,e jo me krime.
Shershel la fem; qe do te thote se sebepi i sherit eshte femra.