Një djalosh i sëmurë ka festuar një ditëlindje të veçantë, falë babait të tij, i cili veshi kostumin e “Spidermanit” për ta befasuar djalin e tij.
Pesëvjeçari Jayden Wilson është diagonistifikuar me tumor në tru dhe i ka mbetur vetëm një vit jetë.
Babai i tij Mike “thirri” Spidermanin për ndihmë.
Ai u vesh si superheroi i djalit të tij dhe vendosi një kamerë të fshehtë për të filmuar momentin e kërcimit nga kati i dytë, sepse nuk do të ishte interesante nëse “Spidermani” do të trokiste në derë.
Skenari i Miket rezultoi shumë i suksesshëm për të siguruar buzëqeshjen te djaloshi dhe pjesa tjetër e familjes.
