VIDEO/ Babain e zë gjumi në kamion, 13 vjeçarja “fluturon” në autostradë

Gazeta Dita

Një video e tmerrshme ka kapur momentin kur një vajzë adoleshente fluturon nga xhami i makinës ku drejtues ishte babai i saj, teksa atë e kishte zënë gjumi në timon.

Burri po ngiste kamionin në një autostradë. Mjeti është përplasur në pjesën e pasme të tij. Pas përplasjes me shpejtësi të lartë, 13 vjeçarja fluturon nga dritarja.

Vajza nuk e kishte vënë rripin e sigurimit në momentin e ngjarjes.

Shoferi, i quajtur Hong, ra në gjumë në autostradën Hangxingjing ndërsa po udhëtonte në qytetin Hangzhou, kryeqyteti i Provincës Zhejiang të Kinës lindore.

Një shofer tjetër arriti të ndalonte makinën e tij pak metra larg vajzës, por për fat të keq nuk i dha ndihmë asaj.

Vajza mbeti e plagosur rëndë në autostradë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *