“Babalja”, Apeli lë në burg Fredi Alizotin

Leda Hysa

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e prokurorisë  për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi për çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet në trafik droge vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.

Gjykata ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi.

Avokati i gazetarit që realizoi intervistën me Albert Veliun, Çlirim Gjata tha se ky është një proces i montuar politikisht.

“Nuk u morën përsipër provat tona. Dëshmia e Alizotit është kundër akuzës. I gjithë procesi është një proces i motuar politikisht nga Prokuroria. Ne nuk kemi gjykatë dhe institucione. Prokuroria është kthyer në noterë. Këto janë tmerret që ka haur vettingu dhe gjyqtarët duke i shërbyer kryeministrit mendojnë se do i shpëtojnë vettingut.”- tha avokati.

Sipas Prokurorisë, Fredi Alizoti akuzohet se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e “Babales”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *