Teksa çështja “Babale” vijon të gjykohet në Gjykatën e Tiranës, çdo seancë e saj zbardh detaje të reja të një skenari potencial.
Këtë të martë, Gjykata ka thirrur ish deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salinjani të dëshmojë për këtë çështje në të cilën ai është i pandehur, i akuzuar për “kallëzim të rremë”. Salinjani ka dhënë versionin e vet të ngjarjeve, duke shtuar se donte të bënte “një kallëzim për dëshmi të rreme të shtetasve Albert Nushi dhe Albert Veliu”.
Në seancën gjyqsore, Salinjani është akuzuar nga Fredi Alizoti për inskenimin e të gjithë ngjarjeve dhe i ka kërkuar atij që të hapen arkivat e kamerave në selinë e Partisë Demokratike për të parë momentin kur janë takuar para publikimit të materialeve në media.
Alizoti, që më parë ka prnuar të ketë marrë një shumë prej 200 mijë eurosh nga ish deputeti, sot mësohet t’i ketë thënë Salinjanit: “Je mashtrues pasi unë bëra vetëm atë çfarë më thatë dhe e bëra për të marrë paratë që më kishe premtuar se do të m’i jepje nëse unë do të shtiresha si Agron Xhafaj. Meqë pretendon se s’më njeh, të hapen kamerat e Partisë Demokratike për të parë se si jemi takuar ne para se të bënim regjistrimin”.
Nga gjykata është thirrur ditën e sotme edhe gazetari Jetmir Olldashi, cili nuk është paraqitur, ndërsa deklaratën e tij do e japë përmes avokatit të tij.
Olldashi ka deklaruar në prokurori se këtë video ia kishte dhënë Salianji, por ky i fundit sot e ka mohuar këtë gjë.
Një tjetër detaj interesant ishte se avokati i gazetarit Olldashi ka hequr dorë nga akti i ekspertimit të audio përgjimit, çfarë është vënë në dukje nga avokati i Albert Veliut. Kjo ka ngjallur të tjera dyshime të forta se kemi të bëjmë me një skemë të ngritur shumë kohë më parë për të sulmuar ish-ministrin e brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Gjatë procesit pati kundërthënie mes pohimeve, sepse janë konsultuar tabulatet ku Salianji komunikon me Babalen që në tetor kur çështja doli në prill, çfarë tregon se ish deputeti ka pasur komunikim të mëparshëm me të ashtuquajturin Babale.
Ky fakt provon edhe lidhjen midis PD dhe prokurorit Hajdarmataj që ka përdorur në mënyrë të paligjshme po të njëjtin person të njohur për precedentët penal për realizimin e përgjimeve që më pas rezultuan një bllof pa asnjë element inkriminues të vëllait të ish-ministrit.
Nga ana tjetër, gjatë seancës prokuroria ka njoftuar se kërkesa për azil e Albert Veliut nuk është pranuar nga autoritete belge dhe së shpejti do të nisin procedurat e ekstradimit të tij. Prokuroria, gjithashtu, kërkoi nga Gjykata që të merrte informacion në rrugë zyrtare për këto procedura.
e.ll./dita
.

Hahaha….inskenim!
Gjykohet çështja “Babale”,pa qene deshmitare Babalja!
Ka inskenim më te madh se ky?
Kush e la deshmitarin kryesore Agron Geron Xhafajn te largohej,duhet te arrestohet menjehere.Nuk ka më dyshim,se ne Shqiperi eshte instaluar mafia.Policet Dritan Zagani dhe Antonia Nazeraj perndiqen nga Shteti,mafiozi Saimir Tahiri lihet i lire!
Prape ti idiot !?
Rakipi,prape ti idiot !?
Zagar Qorri , idiot ne katror . I semure menderisht .