Çudirat me “Babalen” nuk kanë të mbaruar, kjo nofkë është kthyer prej muajsh në vëmendjen e qytetarëve shqiptar, por vlonjati Mustafa Mustafai është mjaft i indinjuar për “Babale” pasi këtë nofkë ai e mbart prej vitesh, thuhet në një kronikë të përgatitur nga “Report Tv”
Mustafai është një peshkatar i vjetër nga Vlora, ai njihet si “Babalja”, madje edhe varkat e tij të peshkimit dhe biznesin e regjistruar e ka me të njëjtin emër, si Babalja.
Ai thotë se me këtë emër e njohin të gjithë, që nga fëmijët 5 vjeç e deri te më të moshuarit.
Por pas daljes në publikun e gjerë të Babales ku kjo nofkë ishte përdorur prej Albert Veliut, i cili prentendon se ka regjistruar biseden e të vëllai të ministrit Xhafaj, për Babalen e vërtetë, Mustafa Mustafai, ka dalë edhe problemet e para.
Ai thotë se shumë njerëz e kanë telefonuar dhe e kanë pyetur se çfarë lidhje ka ai me këtë ngjarjes.
“Kërkoj ndihmë edhe nga ju. Unë jam Babalja i vërtetë. Mua më përdoret emri nga mëngjesi deri në darkë. Ai që thotë jam Babalja është një kryemashtrues. Unë kam një biznes familjar në peshkim. Jam njeri me vlera të mëdha.
Nofkën ma ka vënë miqësia. Unë e kam biznesin tim në sistem si Babale. Ai e ka përballur emrin tim qëllimisht. Pse e ka përdorur? Mua që 2 vjeç më thërrasin kështu. Ai më përdor emrin mua”, thote Mustafa Mustafai, Babalja për “Report Tv”
v.l/ Dita



hidhe ne gjyq at’q.
dhe kerkoj nji Peshkarexhe te re me merin Babalja pre verteti ,
qe te besoj mileti .
hidhe ne gjyq at’q.
dhe kerkoj nji Peshkarexhe te re me Emrin Babalja pre verteti ,
qe te besoj mileti .
Arriten edhe emrin e tjetrit e vjedhin e jo me partine babalokratike.
E forte kjo hahaha.E moj Vlora heroike me babale atomike.
O Muco Mustafai, po ty nuk ta ka vjedhur Albert Veliu ate “Babale” or jo, ate ta ka vjedhur Rilindja e qelbesirave qe e emeroi ate keshtu qe diten e pare qe doli audiopergjimi. ShKo padit Taulant Bole Ballen qe ta ka ne goje ate…”Babalen”.
PER NJE MOMENT MU KUJTUA HISTORIA E SPITALIT PSIKIATRIK.
U NIS NJE MIK PER TE TAKUAR DREJTORIN, QE E KISHTE ZYREN KAT FUNDIT.
PER CDO KAT, E NDALONTE NDONJE PACIENT DHE I THOSHTE “UNE JAM SKENDERBEU”.
KUR MBERRITI TEK DREJTORI, JA THA KETE HISTORI.
“GENJEJNE TE GJITHE”, I THA DREJTORI
“SKENDERBEU JAM VETE”.
Jo historia thote Sulltani jo Skenderbeu.
Turkoshaku nga emri dhe mbiemri,shko kerko te afermit ne turqi cfare te duhet me babolet e bimbashit lul e efendem daliut
Na mbyten budallenjt qe la ushtria turke….