‘Babalja’, pas videos së Salianjit reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda

DITA Online
MASAT PER SHULLAZIN NE GJYKATE- /r/n/r/nSHULLAZI IN COURT -

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas videos së publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji me protagonist, Fredi Alizotin, kunati i “Babales”. Prokuroria sqaron se Alizotaj ka qenë në përgjim dhe nga regjistrimi i bisedave me Albert Veliun, “Babalen”, është shprehur se ka qenë ai që ka imituar Agron Xhafajn, ndërsa thekson se për këtë “punë” do merrnin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gazetari Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në Prokurori regjistrimin origjinal të “Babales”. Sa i takon deputetit, Ervin Salianji prokuroria sqaron se është në hetim për kallëzim të rremë.

 

Deklarata e plotë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është duke zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, lidhur me autenticitetin e regjistrimit të bisedës së pretenduar të jetë kryer midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj u është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të “Kallzimit të rremë” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 305 e 25 i K.Penal, ndërsa për shtetasin Albert Veliu dhe për veprën penale të “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit” të parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

Nisur nga lajmet dhe njoftimet e bëra publike në media gjejmë me vend të sqarojmë opinionin publik për disa nga momentet kryesore që po debatohen në lidhje me këtë çështje dhe konkretisht:

1-Nga hetimet në kuadër të procedimit penal krahas veprimeve të tjera hetimore, më datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Ky shtetas është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë. Nga Drejtues të Policisë Fier është komunikuar me Prokurorin e çështjes ku është vënë në dijeni për bisedën telefonike të bërë dhe, nga ana e prokurorit të çështjes u është kërkuar drejtuesve të policisë Fier, shoqërimi i këtij shtetasi për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykates Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria. Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit.

I pyetur në datë 01.06.2018, ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorin e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte. Ka kontaktuar me Drejtorin, i cili e ka orientuar që të jeptë deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor – Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek.

Në këtë moment, është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvilloheshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës. Deklaruesi ka  kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke theksuar se u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t’i jepte një ditë tjetër.

I janë marrë dhe modele zëri këtij shtetasi në prani të ekspertit kriminalist. Është kqyrur dhe libri i njoftimeve të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku provohet komunikimi që ka patur ky shtetas me specialistin e Sallës Operative.

2-Është vendosur kryerja e ekspertimit teknik, duke caktuar si ekspert, ekspertët britanikë të kompanisë JP French Associates. Fillimisht jemi drejtuar Ambasadës Britanike, oficerëve të kontaktit të NCA pranë kësaj ambasade për asistencë në kryerjen e një ekspertimi zëri. Nga informacioni zyrtar që na është vënë në dispozicion rezulton se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka institucion shtetëror për kryerjen e një ekspertimi të tillë, dhe se  kompania e sipërcituar është kompania e kontraktuar nga vetë autoritetet shtetërore britanike për kryerjen e ekspertimeve në vend. Për këtë arsye nga ana jonë është dërguar materiali për ekspertim pranë kësaj kompanie.

3-Nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është administruar asnjë akt ekspertimi i kryer nga laboratorë shkencorë te Policisë në Itali, për shkak se autoritetet italiane kanë refuzuar ekspertimin për shkaqe procedurale që lidhen me aplikimin e Konventës për Ndihmë të Ndërsjelltë në Fushën Juridike Penale, dhe se kryerja e këtij veprimi nuk lidhej me territorin e shtetit italian.

4-Lidhur me materialin e dërguar për ekspertim sqarojmë së objekt ekspertimi është është DVD-ja ja e sekuestruar në Partinë Demokratike nga deputeti Enkelejd Alibeaj si përfaqësues i kësaj force politike.

-Si modele eksperimentale janë dërguar mostra të zërave të shtetasve Geron Xhafaj, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Agron Hyseni të marrë konform rregullave procedurale.

5-Shtetasi Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal si dhe mjetet, me të cilat është pretenduar se është realizuar audiopërgjimi që lidhet me bisedën e pretenduar të zhvilluar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj duke pretenduar se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji.

 

Provat e sipërcituara janë paraqitur përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila me Vendimin nr 142 datë 06.10.2018 ka caktuar masat e sigurimit “arrest me burg” për shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi.

Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim me personat e sipërcituar.

Sa më sipër ju bëjmë me dije se ky është qëndrimi zyrtar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda referuar të dhënave që kanë rezultuar nga hetimet deri në këto momente

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Faktet jane bashkepunimi i grupit kriminal Babalja, Alizoti, Olldashi dhe Salianji duhen ndeshkuar me rreptesine e Ligjit, mbi Ligjin nuk del dot askush.
    Per Salianjin t’i dergohet kerkese Kuvendit per heqje imuniteti dhe te arrestohet urgjentisht.
    Te shikojme sa do t’u vleje lekura Sali-Lulush etj, Regjizoret dhe Producentet te Serialit Babalja.

  • Deklarata e Prokuroris se Krimeve te renda eshte e pavlere, per kete ceshtje duhet te pyeten poli-ekspertet “intelektkari” dhe “Zigur Kari”.
    Keta te dy koqet do te llapin, pasi te kene pyetur Lul Bashen per oren.

  • Nje keshille Prokurorise se Krimeve te Renda nga nje
    anonim shqiptar profan ne jurisprudence: lini llogjet,mos
    u merrni me vemjet te tipit Salianji. Mbyllni keto kapituj
    qesharake dhe merruni me thelbin e ceshtjes: Konica
    thote: “E keqja shiptareve jane vete shqiotaret” ose “E
    e keqja shqiptarit eshte vete shqiptari” ,sido qe ta kete
    thene Konica,e ka thene gabim dhe si e konceptoj une
    si qytetar kozmolit kete parabole koniciane: Nuk eshte
    shqiotari,i keqi shqiotarit por jane politikanet e paskrupull
    shqiptare qe e kane cfilitur kete popull ne shekuj, qe per
    nje kolltuk ja kane shitur fertetele-fertele Shqiperine te huajit dhe tash kemi mbetur nje “cope thele” dhe kete jane gati ta shesin,sic e kane shitur copa- copa. Por ne
    rastin e Shqiperise Aktuale , e keqja e shqiptarit eshte ve-
    tem nje shipfoles. Ai quhet Sali Ram Berisha ! Sot per sot
    vetem ky eshte e keqja Shqiperise. Po ju bejmvetem nje
    propozim shume te thjeshte: Duan shqiptaret qe te kete
    qetesi,te mos kete banda,te mos kete vrasje- vjedhje ,etj.
    coni per dhjete dite kryeminister Sali Berishen dhe do te
    shikoni se ne kete Shqioeri te vogel nuk do te kete asnje
    krim nga ato qe permendem me lart. Nese kjo nuk do te
    rezultoi keshtu sic themi une,e var veten te Sheshi Sken-
    derbej. Kaq e thjeshte eshte kjo ! Kjo tregon se qysh sa
    u “shkul” nga kolltuku i Kryeministrit filloi tragjedia e kom-
    bit shqiptar.me kallepet e dinamitit ne shtyllat e tensionit te larte, vrasjet ne mes te dites dhe ne erresirat e nates,
    vjedhjet, shpifjet,sajesat,intrigat …! Jane hedhur ne sulm
    individe te hurit e te litarit ,te nxitur,urdheruar, e frymezuar
    nga kryemafiozi i te gjitha kohrave me emrin e mbiemrin,
    Sali Berisha. Sic del nga pervoja e ketyre dekadave, Sali
    Berisha ka punuar pergjate 28 vjeteve,nen rrogoz, per
    krijuar nje “Coza Nostra” shqiptare, nje mafia qe kryeso-
    het nga “Il Padrino” qe eshte Dora Vete , Monstra e Vici-
    dolit. Prandaj klithma e “Vox Populi-t” eshte sa me pare
    t’i vihen prangat demonit te Vicidolit aq me shpejt do te
    qetesohen shqiptaret.Per ta bere me te qarte kete ide:
    Kjo do te shenoje Clirimin e Shqioerise nga “Mortaja Bur-
    bone” e Vicidolit dhe kthimin e Shqioerise ne nje shtet te
    se Drejtes,ku ligji te prevaloi mbi gjithecka ……!

  • From: Alban Dega
    Date: October 9, 2018 at 3:31:18 AM EDT

    FAKTE … JO OPINIONE

    LULEZIM BERISHA NUK RREJNE KURRE PA FOLE !

    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale …

    “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij is perzgjodhi Edi Rama api vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 10 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori te tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    Sa per te genjyer, Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte te bosit te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !

    HIMNI I PARTISE BABALE
    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  • BRAVO PREKURORISE.POR KAM MENDIMIN SE TE GJITHA SAJESAT,URDHERAT,SHPIFJET,E ÇDO GJE TJETER BEHET VETEM ME MIRATIMIN E NJE NJERIU.DHE KY ESHTE SALI RAM BERISHA.KY PO MERR NE QAF PJESEN E MIRE TE PD DHE TE GJITHE VENDIN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *