Oscar Alberto Martinez Ramirez mendonte një jetë më të mirë për vajzën e tij Valerian, por ata do të kujtohen për faktin se vdiqën të përqafuar teksa kalonin lumin Rio Grande.
Kjo është një foto që është shpërndarë në rrjet dhe në të tregohet sesi babai dhe vajza kanë ndërruar jetë, duke u përpjekur të kalonin lumin e të bënin një jetë më të mirë përtej kufirit. Ai futi vajzën e tij 23-muajshe në bluzën e tij dhe krahët e saj janë rreth qafës së tij, ndërsa ajo e mbërthente në momentet e saj të fundit.
Ramirez, nga El Salvador ishte zhgënjyer tej mase, pasi kishte aplikuar për azil dhe nuk i ishte dhënë. Kështu të dielën ai vendosi të provonte të notonte përgjatë lumit me vajzën e tij. Ramirez ndërroi jetë, pasi u përpoq të shpëtojë vajzën e cila po mbytej.
Trupat e tyre u zbuluan pranë Matamoros, Meksikë, anash nga Broënsville, Texas, disa qindra metra nga ku ata kishin provuar të kalonin dhe vetëm gjysmë milje nga një urë ndërkombëtare.
Rosa Ramirez tha se djali, nusja dhe mbesa u larguan nga El Salvador më 3 prill, duke kaluar dy muaj në një strehë në Tapachula, pranë kufirit me Meksikën me Guatemalën. Ajo tha se i ishte lutur, mirëpo burri kishte vendosur të fitonte para për të ndërtuar shtëpi.


b.b/dita

derisa kalonin lumin Rio , apo ndersa/nderkohe,,kalonin lumin Rio
Per injorantet qe e quajne veten gazetare: derisa eshte pritshmeri kohore ne situaten me kusht, perderisa te besh kete,,etj, ndersa, njelloj si nderkohe, mund te perdoret ne kuptimin se ne kohen qe ti po kryeje kete. apo te…
Ke te drejte o Mirel. Ndaj dhe une te njejten keqardhje e shqetesim per perdorimin pa logjike dhe demtimin qe i behet gjuhes shqipe
Mirela te paskan ardhur ato me duket
Turp Turp Turp te perdorni vdekjen per te bere politike si ne Shqiperi (ku ja fusni kot) edhe ne amerike kur aktualisht duhet te aprovohet nje buxhet per emigracionin. behet presion me keto foto
Babe e bije dhe bashkeshortja ndodheshin ne Meksike me nje vize 2 mujore humanitare emigracioni. Duke qene se po ju skadonte viza meksikane vendosen te kalonin lumin Rio Grande per ne USA dhe u mbyten babe dhe bije.
Ju shkofte shpirti ne parajse .
Jane foto qe te kepusin shpirtin qe hijenat e politikes i perdorin per kete apo ate qellim
Me ardhjen e presidentit Trump ne krye te SHBAve eshte zbeh njerzore ne mas te madhe ne ate vend !!!!
Fatekeqsisht !!!
O Mirel/a……ne kete ngjarje te kobeshme e gjete kohen te na mesosh se si shkruhet shqipja!!!!
Vrejtja eshte e drejte,se nuk gjen nje shkrim neper shtypin tone ,qe te jete pa gabime drejtshkrimore.
Keqardhje per te pafatete e mbytur.
e Tmerrshme!
“por ata do të kujtohen për faktin se vdiqën të përqafuar teksa kalonin lumin Rio Grande.”
ata duhet të kujtohen se vdiqën për shkak të politikës që bëjnë shtetet e tyre,politikanët e të gjithë botës!!duhet të kujtohen se duhet të rronin në mirqënje në vëndin e tyre dhe jo të vdisnin rrugës për kërkimin e jetës,mbijetesës!!
nuk është e vërtetë se ata janë të përqafuar!!i jati e ka marrë fëmijën në kurriz,ka veshur kanatjeren për të mos lejuar rrëshkitjen e fëmijës!!në një moment mbytjeje nuk mund të ketë “përqafim”ashtu si e njohim ne!!nuk është e mundur fizikisht!!
prandaj mos manipuloni ngjarjet për të mos thënë realitetin!!
ps:manipulim është dhe njëse ju e keni kopjuar nga ndonjë burim tjetër!!