Babë e bir- thonë diçka për Vaçen

anazapta

“Nimfa e zërit”,  e quan Shkëlzen Berisha, këngëtaren Vaçe Zela, i cili si qindra të tjerë, ka bërë një status në Facebook për këtë humbje.  Ashtu si edhe babi i tij, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes nëpërmjet rrjetit social, ku shprehimisht shkruan: ”Ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur. Ngushëllime të gjithëve për humbjen e nimfës së zërit …. Vaçe Zela R.I.P”.

Ndërsa, vetë Sali Berisha shkruan: ”Dhimbje dhe zi për botën tonë kulturore dhe mbarë kombin tonë! Sot u nda nga jeta, këngëtarja e madhe, zëri i shekullit të këngës sonë, Vaçe Zela. Me zërin melodioz e të papërsëritshëm, me këngët dhe interpretimet e saj, Vaçe Zela dhuroi gëzim, kënaqësi dhe krenari në zemrat dhe vatrat tona”. Por pas kësaj dikush në komentet e shumtë i kujton Berishës, nëse e ka përmendur ndonjëherë këto vite që ka qenë në qeverisje, nëse i ka shkuar ndonjëherë në Zvicër, nëse e ka konsideruar ndonjëherë këngëtaren e tij të preferuar?  “Ee preferuara juaj është Celine Dion”.  Jo, nuk ka asnjë nga ato që ka renditur komentuese, duke i sugjeruar në fund: Hesht më mirë, Berishë!

Share This Article
4 Comments
  • Nuk ka problem, e vlereson siç di ai te vleresoj, vetem pas vdekjes. Nuk eshte i denje asnje per vleresim ne te gjalle, perveç vetvetes.

  • kur cipeplasurit behen te ndjeshem dhe vleresojne kulturen.
    skizofreni qe e shkatrroi kulturen tone ky eshte dhe cipeplasuri i sheqeres

  • Shikoni se cfar njerzish jeni,edhe kur flet mire ju thuani ma mire mos fole.Nejse tregoni nivein qe keni,po nuk ka gja e keni vazhdimsi qe nga koha e dulles.

  • O Mark!Kur flet per nivel ke ne mendje pikerisht ate nivel qe ke,kur shkruan per 4 klase,per sekretar partie kooperative,me mire hipi furgonit ne Kamez dhe shko deri tek stacioni i trenit.Aty eshte nje malok nga Dibra qe shet libra te perdorur me cmime gabi.Kerkoji atij librin “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *