Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana nuk ka mundur të shijojë sa duhet ditët e para të ardhjes në jetë të djalit të tij, Boiken për shkak të impenjimeve të tij në 2 ndeshjet e fundit me kombëtaren.
Por të enjten duket se babi Loriku është kthyer në shtëpi dhe ka publikuar në rrjetin social Instagram një video me djalin e vogël. Në pamjet që kapiteni ka postuar shihet duke kërcyer nën ritmet e një këngë popullore shqiptare.
Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica, u bënë prindër për herë të parë më 23 shtator të këtij viti.
