Bacca dhe Zapata në planet e Everton

Gazeta Dita

Everton po përpiqet të marrë disa nga futbollistët më të mirë të kampionatit italian, me synimin për të forcuar ekipin në arritjen e objektivit, për një nga katër vendet e para në Premier League sezonin e ardhshëm.

Klubi “blu” ka punësuar italianin Carlo Jacomuzzi për të folur me disa lojtarë dhe klube, ku në krye të listës është emri i Dries Mertens i Napoli, që mbetet shumë i vështirë për t’u arrirë.

Më e lehtë duket rruga që të çon te Carlos Bacca dhe Cristian Zapata, që duket se nuk bëjnë më pjesë në planet e Milan.Bacca dhe Zapata të Milan janë dy objektivat më të realizueshëm për Everton

“Bacca dhe Zapata janë dy alternativa sugjestionuese, por nëse marrim njërin prej tyre nuk mund të marri tjetrin, – tha Jacomuzzi. – Këto ditë kemi lënë takime me AC Milan, Fiorentina, Napoli dhe skuadra të thjera. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Kemi ndjekur me interesa Mertens, kemi kontaktuar edhe me menaxherin e tij, por nuk mund ta realizojmë si operacion sepse kërkesat financiare të Napoli janë të larta. Pas të takohemi me Milan, mendoj se mund të marrim një futbollist që do të ishte ideal për të luajtur në Premier Leauge.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *