Krahas kritereve për fituesit e rinj që do të dalin në radhët e maturantëve, Universiteti i Sporteve të Tiranës ka përcaktuar edhe kriteret e pranimit për vijimin e studimeve të nivelit të dytë “Master profesional”, si dhe “Master shkencor” në programet e të dy fakulteteve që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë. Gjatë ditëve në vijim pritet të shpallen edhe kuotat e mundeshe të pranimit për programet e studimit në secilin cikël.
Konkurimi për degët e “Bachelor”
Mesatarja e shkollës së mesme, si dhe pikët e konkursit praktik janë dy kriteret vendimtare për renditjen e fituesve të rinj që do të vijojnë studimet e nivelit të parë “Bachelor” përgjatë 2019-s. Për degët e nivelit të parë tek Sportet mund të garojnë të gjithë maturantët që përfundojnë me sukses maturën e këtij viti (provimet e detyruara dhe atë me zgjedhje), teksa duhet që të plotësojnë edhe kushtin mesatare së kërkuar nga qeveria për vitin akademik 2019-2020.
Pas plotësimit të këtyre kushteve, maturantët do i nënshtrohen konkurimit nëpërmjet testeve praktike që do të zhvillojnë për secilin program që duan të ndjekin. Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik, pikët e konkursit vlerësohen me 70 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve, ndërsa ato të mesatares së Maturës Shtetërore vlerësohen me 30 për qind të ndikimit në përzgjedhjen e fituesve.
Për të hyrë në konkurset e pranimit, maturantët duhet që të plotësojnë edhe kushtet shëndetësore sipas Kartelës Mjekësore miratuar nga Senati Akademik, e cila do të shpallet online në faqen zyrtare të këtij institucioni të arsimit të lartë, së bashku me orientimet se çfarë duhet të mësoni për testet praktike të secilit fakultet.
Në mënyrë specifike për ciklin e parë Bachelor në “Shkencat e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit”, bëhet e ditur se: “Raporti ndërmjet konkurimit praktik dhe mesatares së kandidatit të jetë 70 për qind me 30 për qind. Për kandidatët që konkurojnë për të hyrë në ciklin e parë duhet që të grumbullojnë minimum 12 pikë nga 70 të mundshme të konkurimit praktik”.
Konkurimi për programet “Master”
Ndërsa në programet e nivelit të dytë konkurrimi do të zhvillohet me anë të dosjes. Përzgjedhja do të përcaktohet nga mesatarja e studimeve të ciklit të parë, si dhe kriteret prioritet të përcaktuara. Kushte të tjera që duhet të përmbushin kandidatët janë edhe detyrimi për njohjen e njërës prej pesë gjuhëve të huaja të BE-së sipas listës zyrtare të miratuar nga MASR për programet e nivelit shkencor.
Për secilin program studimi janë përcaktuar edhe kategoritë e studentëve që kanë prioritet në përzgjedhje, si dhe formën se si do të veprohet për plotësimin e kuotave që mund të rezultojnë të paplotësuara.
“Në rastet kur rezultojnë vende të mbetura bosh, do të merren në konsideratë kërkesat e paraqitura nga kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin parë në institucione të tjera të arsimit të lartë të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. Edhe për këtë kategori, klasifikimi do të bëhet mbi bazën e notës mesatare më të lartë. Kriteret e plota për secilin cikël i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit”, bëjnë me dije autoritetet e Universitetit të Sporteve të Tiranës.
- KRITERET PËR FAKULTETIN E SHKENCAVE TË LËVIZJES
Për ciklin e parë të studimeve “Bachelor” në “Shkencat e Lëvizjes”:
- Do të pranohen në ciklin e parë të studimeve “Bachelor” të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm e të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare sipas vendimit të qeverisë.
- Kandidatët janë të detyruar t’i nënshtrohen konkurimit praktik sipas testeve të miratuara nga Senati i Akademik i Universitetit të Sporteve.
- Kanë të drejtë të garojnë vetëm kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet shëndetësore sipas Kartelës Mjekësore të miratuar nga Universiteti i Sporteve.
Për ciklin e dytë të studimeve “Master profesional” në “Mësuesi dhe Edukimin Fizik e Shëndetësor në Arsimin Parauniversitar”:
- Kanë të drejtë të konkurojnë për të ndjekur studimet në ciklin e dytë “Master profesional” në këtë degë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet në ciklin e parë pranë këtij fakulteti, si dhe nga institucione të tjera të arsimit të lartë që janë të ngjashme me të.
- Konkurimi do të bëhet mbi bazën e dosjeve personale të paraqitura nga kandidatët pranë sekretarisë mësimore sipas afateve të shpallura.
- Kriteri bazë në përzgjedhje do të jetë ai i notës mesatare.
- Kanë preferencë fillimisht kandidatët që kanë përfunduar ciklin “Bachelor” në sistemin me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes.
- Në rast se do të rezultojnë vende të mbetura bosh do të merren në konsideratë kërkesat e paraqitura nga kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin e parë të studimeve “Bachelor” në institucionet e tjera të arsimit të lartë, brenda dhe jashtë vendit. Edhe për këtë kategori, klasifikimi do të bëhet mbi bazën e notës mesatare sipas rendit zbritës.
Për ciklin e dytë të studimeve “Master Shkencor”
- Kanë të drejtë të konkurojnë për të ndjekur studimet në ciklin e dytë “Master Shkencor” kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet në ciklin e parë “Bachelor” pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, si dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë që janë të ngjashme me të.
- Kanë të drejtë të konkurojnë për të ndjekur studimet në ciklin e dytë “Master Shkencor” kandidatët që kanë përfunduar me sukses mbrojtjen e një prej pesë gjuhëve të huaja në nivelin B1 sipas shkresës së MASR.
- Konkurimi do të bëhet mbi bazën e dosjeve personale të paraqitura nga kandidatët pranë sekretarisë mësimore sipas afateve të shpallura.
- Kriteri bazë do të jetë ai i notës mesatare.
- KRITERET PËR FAKULTETIN E VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT
Për Ciklin e parë në degën :“Shkencat e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit”:
- Kanë të drejtë të pranohen në programin e studimit të ciklit të parë “Fushat e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit” të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar nga qeveria.
- Kandidatët i nënshtrohen konkurimit praktik konform testeve të miratuara nga Senati i Universitetit të Sporteve.
- Raporti ndërmjet konkurimit praktik dhe mesatares së kandidatit të jetë 70 për qind me 30 për qind. Për kandidatët që konkurojnë për të hyrë në ciklin e parë “Bachelor”, duhet që të grumbullojnë minimum 12 pikë nga 70 të mundshme të konkurimit praktik.
- Kandidatët që garojnë në këtë program studimi, duhet të plotësojnë detyrimisht kushtet shëndetësore sipas Kartelës Mjekësore miratuar nga Universiteti i Sporteve për pranimet e reja të vitit akademik 2019-2020.
Për Ciklin e dytë “Master profesional” në degën “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni-Trajner Fitnesi”:
- Kanë të drejtë të konkurojnë për të ndjekur studimet në programin e ciklit të dytë të studimeve të nivelit profesional “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni-Trajner Fitnesi” të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet në ciklin parë pranë këtij fakulteti, si dhe atatë institucioneve të tjera të arsimit të lartë që janë të ngjashme me të.
- Konkurimi do të bëhet mbi bazën e dosjeve personale të paraqitura nga kandidatët pranë degës së informacionit studentor dhe regjistrimeve të Universitetit të Sporteve konform afateve të shpallura.
- Kriteri bazë i klasifikimit të kandidatëve, do të jetë ai i notës mesatare më të lartë.
- Kanë preferencë fillimisht kandidatët që kanë përfunduar ciklin e parë në sistemin me kohë të plotë dhe part- time të FVFR.
- Në rastet kur rezultojnë vende të mbetura bosh, do të merren në konsideratë kërkesat e paraqitura nga kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin parë në institucione të tjera të arsimit të lartë që janë të ngjashme me të brenda dhe jashtë vendit. Edhe për këtë kategori, klasifikimi do të bëhet mbi bazën e notës mesatare më të lartë.
Për Ciklin e dytë “Master profesional “Menaxhim në Sport dhe Turizëm”
- Kanë të drejtë të konkurojnë për të ndjekur studimet në programin e ciklit të dytë të nivelit profesional “Menaxhim në Sport dhe Turizëm”, të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet në ciklin e parë pranë Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit apo institucioneve të tjera të arsimit të lartë që janë të ngjashme me të.
- Kanë të drejtë të konkurojnë kandidatët që kanë mbaruar studimet në shkencat e menaxhimit dhe ato ekonomike apo në institucione të tjera të ngjashme me to, bazuar në ekuivalentimin e krediteve.
- Konkurimi do të bëhet mbi bazën e dosjeve personale të paraqitura nga kandidatët pranë degës së informacionit studentor dhe regjistrimeve të UST, konform afateve të shpallura.
- Kriteri bazë i klasifikimit të kandidatëve, do të jetë ai i notës mesatare më të lartë.
- Kanë preferencë fillimisht kandidatët që kanë përfunduar studimet pranë këtij fakulteti në ciklin e parë bachelor (me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme).
- Në rastet kur rezultojnë vende të mbetura bosh, do të merren në konsideratë kërkesat e paraqitura nga kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin parë “bachelor” në institucione të arsimit të lartë të tjera të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. Edhe për këtë kategori, klasifikimi do të bëhet mbi bazën e notës mesatare më të lartë.
Për Ciklin e dytë “Master shkencor” në degën “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”:
- Kanë të drejtë të konkurojnë për të ndjekur studimet në programin e ciklit të dytë të nivelit shkencor në degën “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”, të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet në ciklin parë pranë Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, apo strukturave të tjera të arsimit të lartë që janë të ngjashme me të.
- Konkurimi do të bëhet mbi bazën e dosjeve personale të paraqitura nga kandidatët pranë degës së informacionit studentor dhe regjistrimeve të Universitetit të Sporteve, konform afateve të shpallura.
- Kriteri bazë i klasifikimit të kandidatëve, do të jetë ai i notës mesatare më të lartë.
- Kanë preferencë fillimisht kandidatët që kanë përfunduar ciklin e parë në sistemin me kohë të plotë dhe part-time të po këtij fakulteti.
- Në rastet kur rezultojnë vende të mbetura bosh, do të merren në konsideratë kërkesat e paraqitura nga kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin parë “Bachelor” në institucione të tjera të arsimit të lartë të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. Edhe për këtë kategori, klasifikimi do të bëhet mbi bazën e notës mesatare më të lartë.
p.k/dita
