Bacili i së keqes është futur thellë

anazapta

 SMS në DITA

Në 0689073730

E nderuar DITA! Bacili i së keqes së “dekompozimit kulturor” është përhapur gjerësisht tek të rinjtë. E liga dhe antivlera predikohet edhe nga vetë ata të cilët duhet të shërbenin si shembull dhe idhuj për të rinjtë. Nëpër shkollat tona edhe pedagoget janë bërë njësh me kulturën e përgjithshme që “gjallëron” në sallat e boshatisura në shkollat e tyre.

I them ministres së arsimit të shkojë njëherë në auditore dhe të mbajë shënime përgjigjet e studentave. Ja disa prej tyre:

1-“Unë du me punu në shtet o shoku, një rrogë fikse dhe të tjerat janë të siguruara.”

2-“Po më eci mirë, në shtet se i kam edhe ca njohje kshuqë pa gjë s’ngelem. Nja dy-tri vjet, hap dhe një lokal privat dhe jam në rregull.”

3-“Ku ka si shteti mor vlla, bohet lek shpejt dhe me tepri. Aq du un, nja 4-vjet dhe iki vetë, s’ka nevojë me më shkarku. Por veç kur dal prej anej, dal si bosss…!!”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *