Badstuber, pesimist për finalet e botërorit

redaktor

Mbrojtësi i Gjermanisë, Holger Badstuber, është pesimist për pjesëmarrjen në finalet e kampionatit botëror. Ai është dëmtuar para një viti në gju, në një ndeshje midis Bajernit dhe Borusias, dhe që atëherë është operuar katër herë. Kupa e Botës është vetëm shtatë muaj larg dhe mbrojtësi nuk e di nëse do të jetë atje. “Rruga drejt Brazilit është shumë e gjatë për mua”, tha 24-vjeçari, që hodhi poshtë zërat se mund të mos luajë më kurrë. “Patericat nuk i përdor më. Bëj terapi dhe ushtrime çdo ditë, nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite, situata po vjen duke u përmirësuar. Mjekët më kanë garantuar vazhdimisht se gjuri do të jetë sërish në formë dhe pa pasoja për një kohë të gjatë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *