Pas Shpëtim Gjikës, edhe Baftjar Zeqo i Fierit nuk i shpëton dot “infeksionit” të tenderave shumëvjeçarë në prag të largimit nga detyra.
Nëse Bashkia Vlorë nxitoi për të dhënë me koncesion për një afat shumë të gjatë parkimin e automjeteve në mjediset publike (ashtu si dhe Basha në Tiranë), Bashkia Fier sapo ka njoftuar synimin për të dhënë për shtatë vjet një koncesion të përmirësimit të ndriçimit publik të rrugëve të këtij qyteti.
Në njoftimin e buletinit të prokurimit publik, Bashkia shpall garën me objekt “Përmirësimi i Shërbimit të Ndriçimit Rrugor në Bashkinë Fier, nëpërmjet një modeli të Partneriteti Publik-Privat”.
Zeqo mbyll mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Fierit.
Ai nuk u rikandidua sërish, teksa PS vendosi që kandidat i saj në zgjedhjet e 21 qershorit, të jetë deputeti Armando Subashi.

E keni pare sa i eshte trashur zverku ketij tipi?!
O Landi, mire ky qe po iken ( pasi kur mori bashkine nuk e kishte zverkun te trashe), po ky qe do te vije ( Armandua) e ka zverkun tashme te trashe. Ky si do t’ja beje?