Nga Nikolla Sudar
(Me rastin e 75-VJETORIT të rënies së tij heroike në Kosovë)
Është në radhë të parë detyrë, por edhe nder i veçantë i cilitdo të mos lejojë që pluhuri i harresës të mbulojë kujtimin e atyre që në ditët më të vështira për fatet e atdheut dhanë gjithçka për të. Njëri nga bijtë e shquar të popullit të Shijakut dhe të gjithë Shqipërisë, është edhe dëshmori i paharruar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, BAHRI HYSNI SHAQIRI.
Vitet kalojnë, brezat ndërrohen, por të tërë jemi dëshmitarë se nga lartësia e 75 viteve, më e ndritur se kurrëndonjëherë më parë, na vjen sot figura heroike e trimit shijakas Bahri Shaqiri, sepse ai kreu me nder detyrën e tij ndaj atdheut dhe u flijue për të, duke zënë kështu, krahas shumë të tjerëve, vend nderi në panteonin e madh të lirisë.
Në detyrën time si historian që nga viti 1964, kam pasur nderin e madh që të jem njëri nga hulumtuesit e parë të historisë së ndritur të trevës së Shijakut.
Merita për këtë nxitje u takon kryesisht miqve të mi të paharruar, veteranëve të nderuar Hysni Shaqiri, Fadil Dashi, Shyqyri dhe Eqerem Marika, Murat e Enver Deliallisi, Qamil Kasa, Llazar Ziu, Niko Nishku, Dilaver Domi, Xhemal Kruja, Sulë Zehiri, Tofik Jashari, Ibrahim Rexhepi etj. të cilët me përkushtimin e tyre, më frymëzuan për të dhënë kontributin tim modest në studimin dhe evidentimin e së kaluarës heroike të trevës.
Dhe ja, vazhdimisht në punën time ndeshja figurën heroike, të mençur e plot pathos patriotik, të të riut shijakas Bahri Shaqiri. Në fillim kureshtja e më pas detyrimi moral ndaj veprës së këtij trimi të rrallë më nxitën të mbledh të dhëna për këtë figurë shumë interesante, për të cilin kam shkruar në organet e shtypit dhe që zuri vend nderi edhe në muzeun historik të Shijakut. Krahas shokëve të tij të luftës, një ndihmë shumë të madhe më kanë dhënë prindërit e tij të mrekullueshëm, patriotët e nderuar e të paharruar, xha Hysniu, siç e thërriste i tërë populli i Shijakut, nëna e tij patriote, Xhemilja, motrat, sidomos veterania e flaktë, Qefsere Shaqiri, vëllezërit e dëshmorit, Fehmi Shaqiri, njëri nga artistët më të shquar të Shqipërisë, tashmë i njohur edhe jashtë vendit, si edhe Agroni me Safetin.
Kështu pak e nga pak doli në pah portreti i pazakontë i djaloshit shijakas dhe intelektualit të formuar, Bahri Shaqiri.
Cili ishte Bahriu?
E pashmangshme ishte që Bahriu do të brumosej me virtytet më të mira, sepse do të ndiqte rrugën e të atit, Hysni Shaqirit, të këtij burri të urtë, që bashkë me atdhetarët Qazim Domi e Tasim Këlliçi, mbanin lidhje të ngushta me patriotët e mëdhenj Bajram Curri e Avni Rustemi. Kur në vitin 1920, trimi i maleve Bajram Curri ndiqte në krahinën e Shijakut elementët antikombëtarë, Hysni Shaqiri priste dhe e përcillte atë. Në këtë mjedis atdhetar do të rritej dhe formohej Bahriu. Qysh në shkollën fillore ranë në sy zgjuarsia, zelli i tij i për arsim dhe etja e madhe për dije.
Ishte fare i ri në moshë kur të atin e caktojnë nëpunës në nënpefekturën e Pukës, e cila në ato vitet i ngjante një fshati. Familja Shaqiri u miqësua ngushtësisht me krijuesin e shquar të asaj kohe, Migjenin e madh, i cili ishte mësues në Pukë. Edukatori i paharruar e deshi pa masë nxënësin e vet shembullor Bahri Shaqiri, “fusharakun e shkathtë” (siç e thërrisnin djalin nga Shijaku)). Para largimit të familjes nga Puka, Migjeni i dhuroi një stilolaps metalik. (Kjo relike për një kohë të gjatë ka qendruar në njërën nga vitrinat e muzeut historik të Shijakut).
Vitet do të kalonin dhe tashmë Bahriun e gjejmë nxënës në gjimnazin e Tiranës. Këtu ai plotësoi formimin e vet atdhetar, duke u njohur edhe me te rinj të shquar të kohës si Qemal Stafa, Niko Nishku, Luigj Filipi, Qamil Kacmoli etj. “Që ta luftosh sa më mirë armikun, – thoshte ai, – duhet ta njohësh thellë atë”. Kjo është arsyeja që ai lexonte me etje literaturë të huaj. Në këtë drejtim e ndihmonte njohja shumë e mirë e italishtes, frëngjishtes, gjermanishtes dhe e serbo-kroatishtes.
Goditja më e rëndë për të do ishte pushtimi fashist i vendit, prandaj ai do të shquhej si antifashist i flaktë, jo vetëm në Shijak, por edhe midis shokëve të tij në gjimnazin e Tiranës. Rënia heroike e shokut të tij, Qemal Stafa, do t’ia shtonte më tepër urrejtjen kundër pushtuesit dhe do ta bënte më të vendosur në rrugën e luftës për liri. Ndërkohë, qysh në shkurt të vitit 1942, me iniciativën e tij dhe të disa të rinjve të tjerë u krijua e para organizatë antifashiste e rinisë për nënprefekturën e Shijakut, e cila në atë kohë përfshinte Ndroqin, Rromanatin, qytetin, Maminasin, Ishmin dhe Prezën. Për kontributin e tij të palodhur, të rinjtë e vunë atë në krye të organizatës së tyre. (Këtu do të merrte një kthesë të fortë edhe jeta private e këtij intelektuali të shquar. Organizata e Rinisë për veprimtarinë me të rejat dhe gratë e qytetit e të fshatit caktoi të renë antifashiste, që do të bëhej emblema e emancipimit të vajzave dhe grave të gjithë nënprefekturës si gjatë luftës edhe më pas, të paharruarën Mereme Shkodra. Ajo kishte kryer shkollën “Nana mbretneshë” me rezultate të shkëlqyera dhe ishte emruar mësuese në Shijak. Gjatë viteve të shkollës Meremja u shpall kampione e vendit në atletikë, kurse, pas çlirimit, në Ballkaniadën e vitit 1946, do të bëhej pjesëtare e skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë në volejboll. Aktiviteti i përbashkët i afroi këtë të rinj dhe i lidhi përfundimisht, Ata i dhanë besën njëri-tjetrit që pas luftës të bashkoheshin përjetësisht. Mbase tingëllon si paradoks, por kjo edukatore e rrallë, që fliste rrjedhshëm në italisht dhe frëngjisht, me një horizont shumë të gjërë për kohën, e “mbajti besën e dhënë”. Ajo, me gjithë shkëlqimin e saj fizik e kulturor, refuzoi mëtuesit e shumtë, duke i qëndruar besnike deri në fund “idhullit të vet”, që tashmë kishte dhënë jetën për liri, për t’u takuar përfundimisht me të… në amëshim).
Veprimtaria e Bahriut qe e gjithanshme si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra. Në atë kohë Shijaku u bë i përmendur edhe për rezistencën e fortë antifashiste të çetës së komanduar nga trimi Qemal Deliallisi. Shtëpia e Bahriut, në qendër të qytetit të Shijakut u bë një nga bazat më të rëndësishme për të gjithë nënprefekturën. Në luftën e tij heroike ilegale atë e mbështetën fuqimisht prindërit dhe familjarët e tjerë. Nuk ishte rastësi që i ati, xha Hysniu, në verën e vitit 1943, braktisi në mënyrë demonstrative detyrën e sekretarit të nënpefekturës dhe u drejtua për në Pezë; nuk ishte rastësi që e ëma, nënë Xhemilja, bashkë me disa gra patriote bëhen iniciatore të krijimit në gushtin e vitit 1943 të organizatës së gruas antifashiste për Shijakun, ndërkohë që të motrat si Qefseri e Bukuria, prej kohësh ishin aktivizuar në rradhët e rinisë, ndërsa vëllai, Fehmiu, në atë të pionerëve antifashistë.
Bahriu dha një kontribut të madh për krijimin e çetës partizane dhe më vonë të batalionit partizan të Shijakut (batalioni IV i Pezës), ku u caktua përgjegjës i rinisë dhe i agjitpropit. Meritë e madhe e kuadrove në Shijak qe toleranca midis forcave politike, prandaj gjatë gjithë luftës nuk pati konfrontime midis tyre.
Në vjeshtën e vitit 1943, Bahriu ngarkohet me një detyrë të rëndësishme: ai largohet për në Kosovë, ku do të jepte kontributin e vet të shquar për mobilizimin në luftë të rinisë kosovare, për t’u hedhur në forcat partizane. Guximi, vendosmëria dhe dashuria e tij për atdhe e bënë mjaft të dashur dhe të respektuar nga populli kosovar, sidomos nga të rinjtë e tij. Tashmë trimin shijakas e gjejmë në rradhët e brigadës së 2-të partizane kosovare, si njërin nga kuadrot e saj. Pikërisht në një mision të vështirë, më 4 dhjetor të vitit 1944, Bahriu dhe një shok i tij u gjendën të rrethuar nga armiqtë. Pas një qëndrese heroike, trimi Bahri Shaqiri dha jetën për lirinë e Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë. Mbase dikush edhe mund ta paragjykojë, por është real fakti kuptimplotë që do të përmend më poshtë.
Kur në vitin 1946 familjarët e dëshmorit Bahri Shaqiri, nënë Xhemilja bashkë me të vëllanë e saj, Ramizin, vajtën për të nxjerrë eshtrat e dëshmorit e për t’i sjellë në Shqipëri, për habinë e të gjithë të pranishmëve, trupi i tij ishte plotësisht i paprishur. Kjo është arsyeja që si në Kosovë edhe në gjithë qarkun e Durrësit u përhapën fjalët se ai ishte “meleq”, që do të thotë engjëll. Po i tillë ishte trimi Bahri Shaqiri, sepse me gjakun e tij shkroi një faqe të lavdishme në historinë e popullit shqiptar dhe fitoi përjetësinë.
Sot emrin rrezatues Bahri Shaqiri e mban me nderi nipi i tij, tashmë kuadër i mirënjohur i periudhës së demokracisë në Shqipëri.
Të rënët nuk janë më, por ata, qofshin komunistë apo nacionalistë, dhanë gjithçka për lirinë e atdheut, prandaj është detyrë e përjetshme e të gjitha shtresave të popullsisë, që të mbajnë lart amanetin e tyre dhe të mos lejojnë askënd që të shkelë mbi gjakun e shenjtë të derdhur për liri. Askush nuk duhet të harrojë se kontributi i popullit shqiptar, përkrah aleatëve të mëdhenj si BS, SHBA dhe Angli, ka zënë vend nderi në rezistencën e madhe antifashiste të popujve të Evropës.
I paharruar qoftë kujtimi i luftëtarit antifashist shijakas, Bahri Shaqirit dhe i të gjithë atyre, që me gjakun e derdhur çliruan vendin nga pushtuesit e huaj.

Ore maskara,po nga kush pushtues te huaj do ta clironte Kosoven ky Shaqiri jot? Kosova ne 1943(kur paska shkuar shijaksi ne Kosove)ishte krejt shqiptare dhe nuk guxonte kembe serbi te hynte ne Kosove.
Mos jane nga ato nashkat muhaxhiret sllave te bosnjes keta Shaqirt?
Pse nuk e thua troc or serb Nikolla me emrin Sudar ?SHKOI NE KOSOVE SI MISIONAR SERB,PER TI GRABITUR LIRINE KOSOVES SHQYPTARE DHE HENGRI KOQEN E PLUMBIT NGA SHQIPTARET E KOSOVES.
Paska shku si qeni ne veshte.
Kete fat pacin gjithe bashkepunetoret e serbeve dhe grekeve.
Bravo demo !
.
Ke shkëlqyer si kanibal & devil me këte koment.
.
Nuk i përkas asnjë krahu as partizanëve dhe as nazi-ballistave por me thëne të vërtetën LNCL si në Shqipëri Jugosllavi Greqi kishte si busull Tre Te Medhnjte; Churchill-Roosvelt-Stalin biles dhe Tito qe ti e mban si Shpetimtar te shqiptarve ishte “pushke e tyre”..Nje here e ben Titon vrases dhe pastaj shpetimtar !!
.
Kjo tregon se i perket jo vetëm sektit kanibalëve të tipit Xhavorr Deva ku ky i fundit pasi luftoi kunder Titos deri ne 1944..i lepiu bolet atij me emisaret e vet kunder Shqiperise.Ajo qe ju nxjerr me zi se Serbi-Greku dhe Gjermani është ky nekrofagizmi me poshtë.
****
Dihet se në ç’rrethana u vra Kajo, si u zbulua pas 11 ditësh pas vrasjes varri i tij dhe kush ia tregoi varrin komandantit ballist, Ram Habili.
Partizanët dhe disa fshatarë nga Cikalleshi e kishin varrosur Kajon në një lëndinë të vogël të rrethuar me pemë.
Pasi e ç’varrosën, komandanti ballist, Ram Habili me të vetët dhe gjermanët, e shëtitën trupin nëpër rrugët e Kavajës e Shijakut me karrocë, e ekspozuan atë katër ditë në një faqe muri me tulla, atje, ku sot gjendet kinemaja, në mes të qytetit dhe një ditë në Shijak.
Falë të ftohtit të madh, ngricave të atij janari të vitit 1944, falë varrit të thellë, që i bëmë ne shokët e tij dhe shëndetit të tij shumë të mirë, kufoma e tij rezistoi shumë ditë, pa marrë erën e të vdekurit.
Ato ditë egërsie, kjo ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara, jo vetëm për qytetarët e thjeshtë të Kavajës dhe Shijakut, por edhe njerëzit e pasur të qytetit. Emrin e tij e njihnin që të gjithë, por për së gjalli nuk e kishin parë.
Kajo Karafili ishte kthyer në mit. Populli i Pezës, Kavajës, Durrësit, Shijakut e Tiranës nuk besonte në vrasjen e tij. Prandaj e ca më shumë kjo fotografi i duhej propagandës për ta çmitizuar në popull.
.
Në kundërshtim me normat dhe traditat morale të popullit shqiptar, në bashkëpunim edhe me forcat naziste, kolaboracionistët e përdhunuan varrin e tij.
Por në fakt ky mit nuk u thye. Populli i Kavajës, duke mos përfillur urdhrat e autoriteteve pro naziste të qytetit, e ngriti trupin e Kajos dhe e vendosi në varrezat e qytetit..
..
kufomat nuk i ngacmoni as serbi..as greku..as turku as gjermani dhe as djalli…
.i perdhosen Ram Habilat dhe demo kopilat
..
Qemal Deliallisi u vra per ppp…
Eshte nje problem i veshtire per zgjidhje ! Kosova daten 29 nentor e konsideron – dite e ripushtimit serb te kosoves – Shkuarja e partizanve shqiptare ne territorin shqiptar te Kosoves nuk mund te konsiderohet pozitive. Pushtimi serb eshte gjenetikisht armik i shqiptarve.Ne luften e pare boterore ishte Esat Toptani perkrahes i Anglise, Amerikes, Rusise dhe normalisht edhe i Serbise por asnje nuk ja quan merite kete fakt ! Ne luften e dyte ishin Enver Hoxha dhe partizanet ne anen e Angli- Amerike .Rusi ose Bashkimi Sovjetik dhe ne duhet ta quajme merite ! Do ishte plotesisht e besuar ne rast se Partia Komuniste Shqiptare do kishte perhapje ne gjith territorin e hapsires shqiptare te organizatave te saj. Pra keto delegatet qe shkonin nga pjesa e Shqiperise Londineze ne Kosove te shkonin per te organizuar Partine Komuniste shqiptare, por nuk ndodhi keshtu !? Komunistet Kosovare me Fadil Hoxhen ne krye organizativisht u lidhen me partite komuniste te jugosllavise me Titon ne krye. Atehere perse shkonin !? Territori i shtetit shqiptar ne ate periudhe perfshinte edhe Ulqinin edhe Kosoven edhe Strugen,Dibren, Tetoven, Gostivarin te gjithe keto me kryeqytet Tiranen. Ka dicka qe nuk shkon ketu. E besoj qe edhe deshmori ka patur mendim qe po ben nje aktivitet ne dobi te se ardhmes se atdheut dhe popullit dhe per kete duhet te nderohet ,per besimin ! Por Partia e tij nuk veproi ndryshe por si Esat Pasha ne luften e pare por me disa rrethana te tjera se nuk mund te perseriten ngjarjet njelloj !….tung
Flmn.demonfagos.Nuk pres lavderuime nga ju.
Presidenti Thaci turp qe nderon nashket e bosnjes dhe horrat e Haxhi Qomilit,qe lane kockat ne Kosove duke luftuar per serbet.
Le te nderoje luften e drejte te burrave te Kosoves martyre te udhehequr nga plaku Drenices Shaban Polluzha.
Prej Shijaku,Peqini dhe Kavaje vetem Isis Islamik,turqi,xhami,azi,Harabi,skllaveri,prapambetje ka pasur Shqiperia.