Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik, i cili qëndron në rreshtin e parë në luftën kundër infeksioneve.
Megjithatë, heqja e bajameve nuk do të thotë rritje e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve. Infeksioni i bajameve duhet trajtuar mirë për të shmangur komplikacionet. Komplikacionet më të shpeshta të kësaj patologjie në mënyrë të veçantë kur shkaktari është streptokoku i grupit B, janë: “Artriti rheumatoid, infeksionet në zemër (endokarditi, miokarditi), infeksionet në veshka (pielonefriti, glomerulonefriti, e deri në pamfjashtueshmërinë e plotë të veshkave), otitet (infeksionet e veshit), sinusitet. Komplikacion tjetër është abscesi, grumbullimi i qelbit në pjesët anësore të bajameve. Kjo ndodh zakonisht disa ditë pas fillimit të sëmundjes.
Kur rekomandohet heqja e bajameve
Në rastet e infeksioneve kronike (afërsisht të përcaktuara si 7 episode në vit) mund të rekomandohet heqja e bajameve, gjithmonë me konsultën e mjekut specialist. Pacientët, të cilët kanë hequr bajamet janë ende të mbrojtur nga infeksionet si rezultat i aktivitetit të pjesës tjetër të sistemit imunitar (bajamet janë vetëm një pjesë e këtij sistemi). Nëse mjekimi bëhet në kohën e duhur, ecuria e këtyre infeksioneve është mjaft e mirë.
Kujdesi për infeksionin e bajameve
Infeksionet e bajameve duhen trajtuar me shumë kujdes për të shmangur ndërlikimet e mëvonshme. Natyrisht trajtimi bëhet në bazë të ekzaminimeve laboratorike dhe në mënyrë të veçantë në bazë të rezultatit të kulturës së fytit, e cila përcakton edhe llojin e antibiotikut ndaj të cilit janë të ndjeshëm bakteret shkaktare.
2. Në rastin e infeksioneve virale nuk duhet të përdoren antibiotikë.
3. Pjesë e rëndësishme e trajtimit të këtij infeksioni është edhe qetësimi i simptomave klinike si për shembull përdorimi i paracetamolit, apo ibuprofenit në rastin e temperaturës së lartë dhe dhimbjes së kockave.
4. Mjaft pozitive në kushtet e shtëpisë rezulton të jetë edhe gargara me ujë me kripë.
5. Gjithashtu mund të përdoren edhe tableta dezinfektuese që treten në gjuhë (septolet, mentol, etj).
6. Gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme të përdoren lëngje të ngrohta ( jo të nxehta) gjatë gjithë ditës, për të lehtësuar gëlltitjen dhe për të qetësuar temperaturat e larta.
7. Infeksioni i bajameve mund të zgjasë 1 deri në 3 jave në varësi të shkaktarit. Në rastet kronikë ato mund të trajtohen me heqjen kirurgjikale të tyre. Përcaktimi i mjekimit, apo vendimi për heqjen e bajameve i takon vetëm mjekut specialist. Asnjëherë mos u drejtoni në farmaci për të zgjedhur antibiotikun. Duhet të merret vetëm me recetën e mjekut.
8. Doza të larta të vitaminës C rekomandohen të merren përgjatë gjithë periudhës së ftohtë. Kjo vitaminë shërben për të rritur efikasitetin e luftës ndaj infeksionit. Rëndësi ka në jetën e përditshme forcimi i sistemit imunitar nëpërmjet një ushqyerje të shëndetshme dhe aktiviteti të përditshëm sportive. p.k/dita

Ne shume raste gargara me leng limoni ne mengjes dhe ne darke para se te flesh eshte me shume rezultat per permiresim te shpejte
.
Ju lutem me tregoni cmund te bej me gocen time pothuajse ika kronike bajmet dhe ne kte moment ekam me temperatur te lart nuk han asgjë se kam dërguar tek doktori akoma cfar mund te bej ju lutem
Po kur bajamet jane te zmadhuara por femija ka imunitet nuk ka temperature si ta kuptojme qe keto nuk ndikojne ne organet e tjera si veshka zemra etj Pasi mjeket nuk japin te njejten pergjigje per nderhyrje kirurgjikale dikush me thote urgjentisht dikush ne asnjemenyre .A ka analize qe percakton funksionimin apo jo te bajameve .Qe duhet te hiqen apo jo ?
Jo bajamet nuk duhet të hiqen sepse shërbejn si filtër në trupin e njeriut jan problematike por e mbrojnë shum njeriun dhe sistemin imunitar
Iii
Pershendetje une jam nje nen edhe dua tju pys një problem lidhje me bajamet