Nga Viktor Malaj
Në jetën e përditshme të njeriut dhe të shoqërisë shumë gjëra bëhen të panevojshme, të tepërta, të pakëndshme dhe të bezdisshme, pra bëhen bajate dhe, si të tilla, as të nevojshme dhe as të përfillshme.
Nuk duhen shumë përpjekje të kuptosh se qeveria e çdo vendi dhe kryetari i saj janë përgjegjës për mbarëvajtjen e shumicës së punëve të shoqërisë dhe, rrjedhimisht, prania e tyre e shpeshtë në media por, sidomos, në veprimtaritë e përditshme administrative që rregullojnë jetën dhe jetesën shoqërore, janë të kuptueshme.
Mirëpo, siç thotë populli “gjella me kripë dhe kripa me karar”, se çdo gjë e ka një kufi. Daljet tepër të shpeshta të Kryeministrit Edi Rama në TV, edhe për gjëra jo shumë të rëndësishme, për gjëra që mund t’i komunikojnë dhe shpjegojnë zyrtarë të niveleve më të ulëta dhe shumë më të ulta, nuk ia shton atij vlerat dhe as i bën qytetarët shqiptarë më të lumtur dhe as më të sigurt në këtë kohë të vështirë për gjithë njerëzimin.
Mund ta marrim të sigurt se njerëzit i ka shqetësuar kapërcimi i masës shumë shekuj para se ta gdhendnin në njërën nga katër faqet e tempullit të Delfit: “Ruaj Masën!”. Kanë kaluar disa mijëra vjet, që nga ajo kohë, por shoqëria njerëzore vuan ende nga teprimet e shtetarëve, kur ndjenja e masës tek ata duhet të jetë cilësi kryesore, tregues i dinjitetit personal të shtetarit.
Të bësh një vizitë në një vend ku ekskavatorët dhe mjetet e tjera të punës po shembin disa ndërtesa të vjetra të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 nuk përbën ndonjë lajm me peshë për popullin dhe shoqërinë.
Ta vizitosh atë vend kur aty po hedhin shtat apo të ketë përfunduar ndërtimi i banesave që do të strehojnë qindra familje është diçka e përligjur dhe shpresëdhënëse për popullin.
Të komunikosh, nëpërmjet medias, masat kryesore që ka marrë apo do të ndërmarrë Qeveria është normale, por të përçosh, nëpërmjet medias, idenë se “Zoti di kujt ia ngarkon punët e rënda” kjo është bezdisje dhe shumëkush e lexon si tallje me popullin dhe ndjenjat e tij.
Mos u bëni bajat z. Kryeministër!
**
Disa kanale televizive shqiptare, për disa ditë radhazi, na transmetuan pamjet e Kryetarit të bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, duke mbajtur dhe shpërndarë torba plastike me ushqime për familjet e varfëra dhe në nevojë.
Besoj se Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit do të duhej të ishte mjaftuar me një njoftim shtypi rreth kësaj veprimtarie të dobishme shoqërore dhe shtetërore apo, e shumta, të shfaqej vetëm një herë në krye të ndonjë “grupi aksionist”. Të mjaftohej me kaq.
Megjithëse ka arsye të besohet se z. Veliaj është nga të paktat figura publike që “ka shumë fjalë por edhe bën shumë punë”, duket qartë që edhe ai ka nevojë ta mësojë dhe zbatojë masën në të folur dhe në dukje.
Ruaj masën z. Veliaj!
**
Kryetari formal i PD-së, për të cilin z. Meta thoshte se “gënjen edhe kur e pyet për orën”, përveç përsëritjeve thuajse të përditshme se “duhen bërë testime, testime, testime…”, para pak ditëve pohoi se “Unë vetë di raste të të njohurve të mi ku ka pasur fatkeqësisht edhe ndarje nga jeta dhe infeksione nga COVID-19 që nuk figurojnë të raportuar”.
Duke e parë se, përgjithësisht dhe fatmirësisht për popullin, masat qeveritare kundër COVID-19 po japin rezultate të mira deri tani, duket sheshit që opozita nuk e pëlqen këtë të mirë shoqërore nga frika se qeveria rrit besueshmërinë tek elektorati. Kjo i ka bërë eksponentët e opozitës të dalin çdo ditë në TV dhe, si matrahulë që janë, të shpallin se numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi aktual është shumë më i lartë dhe po fshihet nga Qeveria.
Për ta bërë mashtrimin më të besueshëm, Basha u përpoq t’iu japë karakter konkret “provave”, të deklamimeve të veta. Mirëpo, njerëzit normalë, qoftë edhe me intelekt mesatar mund të pyesin: Cilët janë emrat, vendbanimet dhe mosha e atyre “të të njohurve të mi” (të z. Basha) që u infektuan apo vdiqën nga COVID-19 dhe nuk janë raportuar? Nëse është e vërtetë ajo çfarë thotë Basha, atëherë cili autoritet i specializuar mjekësor ua përcaktoi atyre diagnozën apo shkakun e vdekjes nga COVID-19?
Z. Basha, ruaje nivelin e bajatit që demonstron ndër vite, por mos u bëj mashtrues bajat!
**
Opozita ka këmbëngulur vazhdimisht se duhen bërë shumë më tepër teste pasi kështu “po fshihet realiteti”. Në gjithë botën sundon mendimi se testet iu duhen bërë vetëm personave që shfaqin simptoma ose atyre që besohet se kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe të trajtuarit me koronavirus.
Personalisht nuk besoj se Qeverisë i intereson të bëjë sa më pak teste për arsyen e thjeshtë se, në fund, raporti të testuar/ të infektuar/ të vdekur nga COVID-19 do të ishte kritik për qeverinë. Është diçka që s’e ka bërë askush në botë. Sidoqoftë, kërkesa e opozitës nuk është shkak që Qeveria t’i përgjigjet asaj me humor tallës.
Është detyrë e saj t’i shpjegojë popullit se testimet dhe trajtimet për këtë virus nuk janë vaksinime të popullsisë që duhen bërë pa dallim dhe, gjithashtu, duhen shpjeguar edhe mundësitë teknike e financiare për realizimin e saj.
Humori politik kur stërpërsëritet, edhe po nuk qe tallës, bëhet tepër bajat.
**
Kryetari i Grupit Parlamentar të shumicës qeverisëse, pohoi se Ligji për pronat që Presidenti i vendit z. Meta e ktheu para pak ditësh në Parlament për rishqyrtim do të lihet ashtu siç është sepse “edhe Komisioni i Venecias e ka dhënë pëlqimin për këtë”.
Jam nga ata që besojnë shumë në kapacitetet intelektuale dhe juridike të Komisionit të Venecias, ashtu siç besoj fort se ligji në fjalë ka shumë pasaktësi dhe disa të meta (të vëna në dukje edhe nga Presidenca) dhe, prandaj ai duhet rishikuar dhe ndrequr.
Bindja, rishikimi dhe ndreqjet nuk bëhen bajate kur ruajnë masën. Bajate bëhen këmbënguljet e paarsyeshme dhe justifikimet e shumëpërsëritura.
Po kështu, paraqitja në Parlament për miratim i një projekt-ligji që parashikon dënime me deri 15 vjet burg për ata që thyejnë rregullat e karantinës në raste epidemishë si kjo aktuale është një gjetje e pamenduar mirë. Nuk ka të ngjarë që ai të zbatohet dhe nuk ka siguri se çdo budalla që do të guxonte ta shkelte këtë ligj kundrejt kërcënimit për ndëshkime deri 3 vjet burg nuk do ta bënte edhe përballë kërcënimeve të dënimit me 15 vjet.
Ligjet që nuk ka të ngjarë të gjejnë zbatim bëhen ligje ( ose sanksione ) të panevojshme dhe bajate. Prandaj, ndreqja e sanksioneve në këtë projekt-ligj është e domosdoshme.
**
Njëri nga drejtuesit formalë të LSI-së, z. Petrit Vasili, edhe pse është bërë bajat me daljet dhe prononcimet e tij të përditshme dhe të pamenduara, vulgare dhe boshe, kohët e fundit i kërkonte Kryeministrit të bënte publike emrat e rreth 165 mijë familjeve shqiptare që kishin marrë ndihma nga institucionet shtetërore, si dhe sasitë dhe emrat e artikujve të shpërndarë.
Persona politikë si Vasili janë fat për kundërshtarët politikë pasi me mungesën e dukshme të intelektit dhe të skrupujve nuk është e nevojshme t’i sulmosh, ngaqë vetëdiskreditohen me ngulm derisa e ulin vlerën e vet politike në nivelin e çmimeve të artikujve të Gabit.
Prandaj, kur e lexova dëshiroja t’i thosha: Vazhdoji përpjekjet e tua për të qëndruar në nivelet e larta të bajatizmit, sepse kështu njerëzit do të largohen nga soji yt politik sikurse largohen prej një moçali që kundërmon përzierje të padurueshme erërash të sendeve dhe gjallesave të kalbura!
****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

Jo me kaq delikatese , por shkruani me me dhune ,per Skanderbete e shpetimtaret tane ,e per bajatet dhe pordhacet z Viktor ,e mos u kurseni . .Reklamat boshe bajate i nderuar Z Viktor jane forma dhe metoda vetem te diktatoreve .Rama per reklama bajate eshte NR 2 ,me gjithe se eshte tip qe i di te gjitha ,di te ngase avionin ,di si ta pjellin lopet nga dy vica e deri shkencetar , por duhet ta kishit filluar me Veliajn , ai eshte kampjon , ,filloi te propogandonte per mbjelljen e cdo rrenje peme ,dikur ,na e cpifi ,po tani e ka kaluar masen ,duke cuar ato fare pakosh , e a thua po i dhimbsen ato fukarenjte ,eshte turp , ky Veliaj do lidhur kembe e koke ,se na ka trembur kalamajte ,sidomos tani ne kohe karantine , a ka mjeke neuro psiahater ta keshillojne kete Veliajn , si se kupton idioti pa karakter , qe nga shefi i levizjes Mjaft u ngjiz ne sekonde ne “SOCIALIST ” tamam si Berisha nga me karjeristet ,sekretar partie i PPSH na u ngjiz ne sekonde ne “DEMOKRAT” .Mos u lodhni kot i nderuar Z Viktor lerini ,leshoini ruge te gjithe bajateve ,kudo ku jane ,se nuk e hane pyken ,dhe ne fund te fundit ,kur politikani nuk punon per popullin ,por punon per xhepin e vet ,duhet pa tjeter te behet bajat ,dhe simbas mendjes se tyre “te mprehte e te zgjuar “eshte se keshtu e do ky popull kokpalare dele qorre, e pak e ka.
Do pranoja të ngordhja nga uria por në pragun tim nuk do pranoja pakot e palo politikanve me kamera mbas bythe…!!!
Dhe varferia e mjerimi kan kodin e tyre moral…
Atë të mos diskriminimit dhe neperkembjes se dinjitetit…!!!
Sociologët thonë gjithashtu se, ideja e luftës, i jep luftëtarit prestigj përmbi gjithë të tjerët, qofshin këta dijetarë, shkenctarë apo klerikë. Luftëtari adhurohet nga turmat, në sytë e të cilave ai duket plot mençuri morale dhe politike. Rama po e përdor luftën e tij virtuale, si një mjet për të pozuar në profilin e një luftëtari që po shpëton popullin nga vdekja. Atij tashmë i kemi borxh jetën.
Hobbes-i e konsideron instiktin e mbijetesës, si instiktin më themelor të njeriut. Por, i reduktuar këtu, ai mbetet në gjendje primitive, i kyçur në kategorinë e shtazores, si një qenie amorale, asociale dhe apolitike. Në një situatë të tillë ai i nënshtrohet plotësisht pushtetit.
Lufta, e zhvesh politikën nga çdo forcë vepruese përveç frikës. E vetmja kërkesë politike e artikuluar kur njeriut i kërcënohet jeta është shpëtimi prej vdekjes. Në këto kushte ai reduktohet në një qenie thellësisht biologjike ku e vetmja shtysë që e motivon është mbijetesa. Kjo është shoqëria perfekte për çdo pushtet korruptiv.
E sakte anliza juaj. E mira e pergjitheshme nuk egziston. E keqia e pergjitheshme po. Vdekja . Zhdukja e rraces njerezore kjo eshte ajo perpara te ciles njerezit jane vetete te barabarte . Gjithashtu nga analiza juaj lind pyetja ‘kush eshte qellimi i jetes i egziatemces’ sepse lufta thoni ju, e rdukton qellimin e egzistences ne mbijetese. Koment iteresant sidoqofte .
Ke harruar analistet dhe gazetaret se bashku me drejtuesit e emisioneve qe dolen papritur specialista dhe qe percjellin situaten hap pas hapi direkt nga lagjet e kontinenteve te tjera ne linje telefonike me Wuhanin dhe Salvadorin.
Bajat
Ata atë punë kanë.
Janë privatë tek e fundit.
Kryeministri të bëj punën e vet.
Jo.në.ekran ditë.natë.ore se.na i shpifi fare, nuk e kupton kaq gjë?
Kaq i sëmurë është?
Né Itali,kryeministri Conte hapi edhe Librarite, sepse njerezit kané nevoje tè Lexojne, po ju o Populli im i Dashur DELE, qé po dolet pa leje do futeni né burg per 15 vjet pse si Moret Leje Lart’gjatesisé, KUR do Béheni njerez, kur do ju vij era “NJERI” Kuuurre sepse ju e meritoni ate qen’verisje, Delja nuk béhet “UJK” dhe tè tille do vdisni nén DIKTATURÈ sikur duruat 45 vjet Enver Hoxhen, ashtu do duroni, edhe tè semurin Mendor tè Surrelit, ta GEZONI NEO-DIKTATURÈN.
Me kete palo ligj qe beri ky parlament, e vertetoi plotesisht se vendi drejtohet nga nje psikopat dhe deputetet jane vetem dele pa ment. Ne baze te ciles se drejte u futkan njerezit ne burg se dalin ne rruge, ku e gjeten kete te drejte keta copa bajge te burgosin njerez. Cili gjykates do te zbatoj nje ligj te tille. Ky eshte nje grusht shteti i hapur kunder popullit. Nje cope psikopati vendoska te fusin njerezit ne burg duke perdorur ca laro te zgjebosur. Njeriun qe nuk eshte i semure nuk e ndalon asnje ligj te levizin i lire, sepse eshte i lire dhe jo i burgosur. Vetem ai qe eshte i semure dhe behet shkak per te infektuar te tjeret duhet te ndalohet qe te dalin jashte. Perse shtetet e tjera nuk bejne ligje te tilla? Pothuajse te gjithe drejtuesit jane diktatore dhe psikopate (jo ne shkallen e Rames), por jane parlamentaret e vendeve perkatesete qe nuk i lene se gjykojne me gjate. Perfaqesuesit e popullit nuk bejne likgje mizore kunder njerezve te tyre se nuk e kane ate te drejte. Turpi eshte i Partise Socialiste qe mban kryetar dhe kryeminister kete psikopat. Mjere populli shqiptar qe i ka besuar nje partie te cilen e terheq prej freri nje psikopat. Mjere populli shqiptar qe ka nje opozite alabake, te peshtire dhe hajdute. Keqardhje edhe per ata intelektuale te vertete si Z. Viktor qe s’ jane ne gjendje ti dalin per zot atij vendi.
E kane edhe keto lajme efektin e vet ashtu sic kane efekt edhe levdatat qe i behen Rames neper komentet e ndryshme.Mirepo ata mendojne se sa me shume lajme mbi ta aq me shume rritet simpatia per ta ne popull.Te gjitha keto vetem se i diskreditojne keta njerez me shume dhe behen me bajat sec jane!
Te dhjefsha Conte – n, me gjithe librarite e tij, njerezit duan te punojne, shembulli me i mire eshte Gjermania po ne skemi sherbimin shendetsor gjerman. Atehere duhet gjetur nje rruge e mesme :te izolohen kafepiresit dhe zinxhirdredhesit dhe te lejohen te punojne me masat mbrojtese perkatese ata qe kane aktivitete…. Perndryshe ai shtet shkon per lesh, ne mos eshte shume afer….
DITA:V.Malaj eshte gazetari & opinoionisti me i mire ne DITA dhe ne tere gazetarin e ketij vendi.E adhuroj per saktesin e shkrimeve,ndonse nuk e kam takuar kurre.Verejtjet e tij per çdo njeri publike marrin vlere per njerzit e mençem.Por:
1-Sot ne DITA lexova se gazeta gjermane “Die Tageszitung”botonte artilullin se “KM Shqiperise E.Rama eshte MISTER CORONA”,duke e vleresuare Ate per punet e mira menazhuese ne te mire te popullit te tij.
-Edhe per termetin e 26 nentorit duke shkuare dere per dere e takime me njerzit ne hall dore-per-dore,E. Rama thithi miljarda fonde per ndertimin e banesave te demtuara.Dhe nese Rama do kishte ndenjur ne zyre,nuk besoj se Televizionet do te shkonin pas te asnje ministri te tij,perveç SALI BERISHES qe i ka blere ato 100 % qe ne 1992,sikurse drejtesine po 100 % me kursin e plepave te Durrsit.
-Edi Rama dha shembull pizitiv edhe si drejtues i OSBE,ku si punetor,vizionar,orator..u pershendet nga SHBA+BE.
2-KB-Erion Veliaj per pune te mire si KryeBashkiak eshte radhitur i 10 ti ne bote,duke marre 4 çmime nd/kombetare,duke sfiduare gjumashin L.Basha ne te gjitha drejtimet.Dhe nese LaliEri do te rrinte ne zyre,asnje tekevizor Berishist nuk do filmonte e bente lajme ne kete situate te veshtire.Por kjo edhe per faktin se edhe ne keto kushte..dashakeqet do ulurinin se ” ndihmat po shperndahen ne menyre selektive..”
-Une duke qene ushtarak madhor ne ushtri zbatoja parimin e rregullores.. “Beni si bej une dhe eja ta bejme sebashku”.Per kete jam dekoruare 4 here.Shembulli personal pozitiv ne keto kohe tranzicioni 30 vjeçar tek ne ka munguare,ndaj jemi ketu ku jemi,te fundit per çdo gje e per shpifje,vjedhje,vrasje-te paret.
-Shkatarrimi i ekonomise 46 vjeçare sipas terapis “shok” te zbatuare nga S. Berisha,A.Hajdari,G.Pashko si askund ne Bote-ishte fatale per Shqiperine.
-FLM-DITA,FLM-V.MALAJ
Ja dhe kapter Temja qe paska lexuar shkrimin e gazetes gjermane dhe si zakonisht nuk ka kuptuar asgje. Ruaju nga corona kapter se ndryshe nuk ka kush na ben gallate ketu.
Kapterr Temja i kupton të gjitha si ka ka qefi.
Edhe kur e shan nga nëna, ai kujton se i ke bër nder. Nuk i ke lodhur babain, nëna e kënaqur.
Edhe Malaj vete, shqiptar eshte ,bajat edhe ky! Mos gjykoni te tjeret ju me kete mentalitet shqiptari! Secili eshte aq i paedukuar, sa i jep te drejte vetes te shaje kedo dhe kurdo! SHqiperia si gjithe bota,ka nevoje per dashuri dhe zgjuarsi! Lereni shqiptarizmat menjane! Eshte kohe “kolere”!
Te gjithe i bien daulles se vet. Por asnjeri nuk lodhet gratis.
Ju Viktor kerkoni qe te mos jene bajat ne nje realitet bajat pra as me pak por as me shume te dalin nga nje realitet per te cilen ka 4 dekada qe punohet intesivisht Eshte jo realiste por idealiste e distinuar te deshtoje Baza e egzestences ne nje realitet bajat eshte te jesh bajat
Pyetja ime eshte: A eshte gazeta “Dita” e pavarur politikisht apo eshte nje instrument propogande ne doren e dikujt? Pse e bej kete pyetje sot?! Dje une bera dy komente ne dy artikuj te kesaj gazete: nje ne kete artikull ku ju te dashur komentues mund ta shikoni me lart, dhe nje per artikullin e J. Bugovskit. Ne te dyja une shprehja mendimin tim shume negativ si per kryeministrin psikopat shqiptar e parlamentin e deleve te tij ashtu dhe per idiotin sahanlepires te perendimit, Bugovski. Sot shikoj se komenti ne kete artikull shfaqet dhe ai per copen e langaraqit pseudointelektual Bugovski mungon. Pse? Sepse kjo gazete eshte politike dhe eshte kundershtare e qeverise se saj dhe nga ana tjeter ajo nxjer ne krye te lajmeve te saj ( dje ishte i dyti, ndersa sot i pari) sharlatane vetem se jane te huaj pavaresisht se jane me nivel idioti. Cfare do te thote kjo”? shume, por kryesorja qe eshte e varur politikish dhe keshtu e pabesueshme per ata qe kane mend ta dallojne. Bugovski nuk eshte gazetar kritik dhe i pavarur; niveli i tij duket i njejte me disa komentues qe kane vetem mendime fikse dhe nuk perdorin llogjiken dhe eshte humbje kohe ta lexosh. Po me kete rast dua te them se po keshtu eshte edhe SH. Murati, qe edhe pse mujnd te kete me shume kulture se sa idioti Bugovski, prap i bie fyellit me nje vrime si ai. Ben analiza te njeaneshme me qellimin e vetem te duket perendimor dhe mbase ata mund ta terheqin dhe perdorin ate me vone. Edhe ai i bie fyellit me nje vrime duke lavderuar cdo gje perendimore dhe nencmujar cdo gje tjeter. Keta nuk jane intelektuale se nuk jane te pavarur dhe nuk perdorin llogjiken, por bejne propogande. Disa lexues mund te bien pre e propogandes se tyre, por shumica e kupton shpejt se kush jane.( Edhe nje here, Murati eshte dikushi kurse ai tjetri eshte askushi, pavaresisht se stafi i redaksise e mitizon.) Zgjatja e komentit tim behet se une kam akoma besim tek kjo gazete dhe dua qe ajo te jete ne lartessine e saj, ne te kundert une nuk do te humbisja kohe duke lexuar ate.
Keni shume te drejte,por seleksionimin dhe censurimin e komenteve e ka ne dore moderatori!
Kam vene re se edhe kur kam bere komente kritike me fakte dhe argumente per kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj ,me jane censuruar ato,ndersa plot te tjera qe e shajne dhe shpifin kunder tyre,botohen!
Nje gazete qe pretendon se eshte e pavarur nuk duhet te kete frike nga komentet e drejta,doemos pa sharje e shpifje,por t’i thuash kryeministrit se kreyebashkiaku Veliaj eshte i pa afte dhe se ben punen e hamallit duke derguar qese me ushqime neper shtepite e hallexhinjve vetem per te dale ne tv (kur keto fjale ia kam derguar Tames edhe me email) dhe moderatori ta censuroje nuk eshte demokraci aspak!
Vitor,gjithnje ke qene me i sakte,se ne cilen ane,rendon,por ne kete shkrim,nuk merresh vesh a je me keta,apo me ata? Po levdove partizanet,duhet te shash ,gjermanet,ose ndryshe.Por te levdosh,apo te shash,te dy palet,atehere dobici te mbetet ty-Viktor- ne dere…..
Krist ….
Ku ka më mir ,njërën dorë në bakllava tejtrën në revani
por Viktori nuk është nga ata që kamuflohen ,fjala i zë vend .
Mua do me pelqente edhe ndoji shkrim
qe do tingellonte #
por i ngashem me kte jovetem ne rime i psh :
( Mos u bej Babale ! )
kur sot shef ne xhiro aq shume talente alla Babale-sh
dhe qe jan shtuar aq shume ne ate vend e medie ,
saqe rrezikojne termi Opozite ta konvertojne
ne Babale .
Opozita = Babale !
Nuk besoj te jet ide e keqe per nji shkrim kritik 😉
Zor se mund te gjindet nje idyte me bythelepires se ti o viktor malaj lepires icdo qeveritari esidomos iskerbeut te ri te hajdutes spiropali qe vodhi sa deshi ne dogana dhe tani i lepihet skenderbeut te madherishem qe ja ka mbuluar horlleqet.Ti ke shok vetem ethem lalajn qe pjerdh pr cdo koment per rrogen e majme qe i jep skenderbey yne nga paret tona.
O ” shoku Kopi ” !
Zor se mund te gjendet nje budalla me i madh se ti ne teresine e grupit te minjve qe fshihen pas kompjuterit. Ti thuash dikuj bythelepires i kryeministrit poshte nje shkrimi ku ai, shkruesi i ketij shkrimi, nga tete njerez qe i ka quajtur ” bajate ” gjashte prej ketyre jane kryeministri vete dhe stafi i tij partiak e qeverises, kjo don te thote se, ose je i marre ose shume i lig. Tani te mbetet ty ” Kopi ” te zgjedhesh nese je i marre apo i lig. Nese nuk e ke lexuar fare shkrimin e Viktorit, merru me ndonje pune tjeter tani ne kohe virusesh pasi nuk eshte vetem koronavirusi i rrezikshem dhe i demshem. Me te rrezikshem se koronavirusi jane budallavirusi, banditovirusi, rrockevirusi etj.
O shoku viktor nga karavastaja!Te falenderoi per fyerjet!Sa shpejt uhakerrove,pa dale akoma komenti,ti fillove sulmin si duket ishe dezhurn ne redaksi,por duket dora yte e maskuar dhe e fshehur qe sta mba te vesh emrin.Unenuk te fyeva,as te mallkova por te bera portretin tend sicedhe ja ke bere te tjereve ku i qujte te”bajatosur”.Por une ta perktheva ne shqip.Se une shqip di te flas.Qe jam budalla ke te drejte ,bile shume,se merrem me leximin e brockullave te shpeshta.
Po qe jam i lig, kete nuk e dija,por do perpiqem te shendoshem duke ndenjurne nje vend,tani me karentinen i coronavirusit,me bark bosh nga papunsia,Do perpiqem edhe per hatrin tend.Po na la coronaviruesi gjalle;por kujdes se ai nuk njeh rradhe merr budallenjte,banditet,rrocket por edhe shume te zgjuar si puna jote teper i bajatosur.Ti vertete shume ke permendur ne ate pacavuren tende bile edhe skenderbeun e madherishem dhe qahajajne e tij,por ti si gjithmone i lepive me pambuk.Per te tjeret volle vrere.
Nuk ke faj shoku im viktor si i ben sherbim te madh “CANAKUT” dhe zarfit pes tij.Se keshtu e ka kjo pune kane ardhur kohet sot.
Te jap fjalen eshokut se do sherohem shpejt.
Te falura te pambarimta,shoku i yt i pa njohur.
Kopi Nishku dora vete.