Letër e nënshkruar
Muhamet Fishku
Eshte nje fjale ne shqip qe perdoret shpesh ne zhargonin e perditshem. Sipas meje fjala-bajat-perkthehet ne dicka qe ka humbur cdo vlere si per buken,mendimin e perseritur apo veprimin po ashtu te perseritur pa fund e pa rezultat. Shembuj ka plot por une do permend vetem pak prej tyre. Po e filloj qysh nga hapja e televizorit. Ne cdo stacjon fjala e hapjes dhe e mbylljes per jave te tera eshte droga qe leviz si nje dyshim pervers e demagogjik sa djathtas e majtas dhe vice-versa.
Del Saliu dhe akuzon nje Shqiperi te tere per trafik droge. Refren i neveritshem e torturues per cdo qenje normale njerezore. Me habit fakti qe prokuroria hesht plot mister prej vitesh per nje fenomen kaq te dukshem e problematik. Fjala e z.LLalla qe Shqiperia me bemat e tij do te habise dynjane me duket si nje tekst perralle qe perdoret rendom nga zoterinjte e ligjit pasi ka vite qe e degjojme dhe eshte kthyer pikerisht ne bajat.Kur ne bote sasia e droges shqiptare eshte gati e pa perfillshme zhurma qe behet nga vet politika e kalon disa here sasine qe prodhohet ne Kolumbi e Afganistan bashke.
A e vlen valle te amplifikosh te keqen tende per hir te nje budallalleku te tipit berishjan.Edhe vete e keqja nuk eshte aq e keqe sa zmadhimi i saj. Cadrat e sajuara e te degraduara te urise jane nje tjeter element bajat.Ne gusht te 2012 kur ne nje ndermarje te bashkise me 230 vete u nxorren ne rruge me shume se 80 vete brenda 10 ditesh.Ne pergjigje te ankesave nenpunesit e Z.Basha perdoren ,argumentin qesharak se fajin e ka politika e jo ne.
Ne kete pike del komplet hipokrizia apo injorim i vet-vehtes e kryetarit aktual te bashkise. Them qe ne rast se i ka mbetur nje fije dashuri per vehten duhet ta ndjenje vehten shume keq kur ben sikur perkrah cadrat e sotme po me nenpunes te thjeshte e per te njenjtin problem,se paku ne dukje. Se fundmi nuk mund te rri pa permendur edhe kunder pergjigjet socialiste ne problemin e droges. Mendoj se provokimet e vazhdueshme qe behen nga P.D.kane si qellim impenjimin e kundershtarit ne konfrontime mediatike cojne uje ne mullirin e se keqes. Saliu e din mire se ngacmimet e tij mund te cojne ne acarime nervore duke u shprehur here here gabim ne gjykime per ceshtje te momentit.dhe ai eshte mjeshter ne perdorimin e tyre per qellime te mbrapshta.
Ky kurth i ka dhene disa here edhe rezultat. Mendoj se injorimi total i kesaj figure ngaterrestare mund te kete sukses megjithe problemet qe mund te sjelle. Ti pergjigjesh do te thote ta fusesh ne loje kur tashme eshte definitivisht jashte saj.Injorimi per te eshte vdekje. A nuk do ishte me mire per te gjithe ne?

Te lumte mendja dhe dora,z.Muhamet!Komentet pas kesaj nuk ja vlejne.
I nderuar z. Fishku, ke bere mire qe ke shkruar…e sa me shume te shkruajne nga “maxhoranca e heshtur” e Shqiptareve Normale; me shume do ndryshojne gjerat.
Por problemi nuk eshte me Saliu, Lalla, Cadrat, nje person a grup i vetem. Eshte nje dukuri qe e kemi kaluar ne “nivel jetese” tashme jemi mesuar me kete menyre operimi. Ne youtube gjeta nje program te quajtur Ap 2XL, me ca cuna te rinj, qe ne fillim me pelqyen. Me pas gjej Rama/ Saliu; ato nuk i pashe. Ne kerkim te metejshem shoh qe kishin ftuar znj. Spiropali, znj Kodheli dhe z. Ristani. Pse? Politikanet dhe shkojne ne emisione por “drejtoresha e doganave” dhe cdo figure, e ne cdo progam Humori…ketu ka dicka madhore qe calon.
Degjo i nderuar, “Humori dhe Satira” jane Arma e Fundit qe i ngelet nje Popullate te deshperuar, ajo vepron vetem nga Poshte-Lart. Populli ben satire me politiken, ne fakt kjo vlen dhe per raste ekstreme – si diktaturat. Duke i bere Politikanet pjese tonen [ato nuk jane] duke i ftuar pranuar ne Humor e te Qeshura, ne tregojme jo vetem Servilitet e papergjegjesi por nje ndjenje inferioriteti Ekstrem ndaj Postit/Personave, te cilet duhet te japin llogari tek ne, per Votat dhe Fondet Publike. Njerezit e Lire, nuk veprojne keshtu.
Kjo sjell me pas ate qe thoni ju – bajatllekun. Nje Politike e mbi-ekspozuar, nga cdo faltore publike [tv/ gazeta/ festivale/ imitime/ parlament etj] ka kapercyer Ylberit te “llogari-dhenies” dhe kalon ne shpifje, akuza, ndryshime datash historike, detaje familjare, e keshtu bien te gjitha Tabute. Me kane thene – se une nuk kam TV Shqiptar live – se jane te pakten 5-6-7-8-9 TV me emisione te formatit “opinion” ku politikane e analiste, rrine nate-per-nate-ne studio duket thene te njejten gje 1000 x. Sic dhe dihet, ne mbi-inflacion llogjesh, te berit e puneve e peson.
—
Pa zbritur Politikanet nga Podiumet, kjo avari BAJATE, e tranzicionit kurre nuk do riparohet.