Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Xho Bajden paralajmëroi Rusinë se SHBA-ja do të përgjigjet në çfarëdo lloj forme, po ushtrojë agresion ndaj aleatëve të NATO-s. Bajden gjatë vizitës në rajonin baltik para gazetarëve deklaroi se “me agresion të zhveshur rriten harxhimet”. Ai deklaroi se SHBA-ja i kupton obligimet e tyre në korrnizat e NATO-s në ndihmën për mbrojtjen e shteteve-anëtare. Deklarata e Bajdenit vijoi një ditë pasi presidenti rus Vlladimir Putin dhe liderët e Krimesë e nënshkruan marrëveshjen, me të cilën Gadishulli i Krimesë dhe Sevastopoli, qytet me status të posaçëm, menjëherë të bashkangjiten në përbërjen e Federatës ruse.
Mediat perëndimore në raportet nga Uilnusi njoftojnë se Bajden liderëve të Lituanisë dhe Letonisë u ka ofruar bindje se SHBA-ja do ta mbrojë nga agresioni çdo anëtar të NATO-s. “Të vendosur jemi, pranë aleatëve tanë baltikë, në përkrahjen e popullit ukrainas dhe kundër agresionit rus, tha nënpresidenti amerikan, duke shtuar se derisa Rusia vazhdon të lëvizë në shtegun e errët, do të përballet me izolim gjithnjë e më të madh politik dhe ekonomik. ITAR-TASS e citon Bajdenin se “Uashingtoni shumë seriozisht sillet ndaj obligimeve të veta ndaj alatëve të Aleancës”. Pikërisht për këto shkaqe paradokohe e përforcuam pjesën e SHBA-së në patrullimin e hapësirës ajrore të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, tha ai, duke shfaqur shpresë se në përforcimin e pranisë në vendet baltike do të përfshihen edhe anëtarë tjerë të NATO-s. I.K

i lumte goja…………..
Good ol’ Joe, cun plot me humor. E ka cuar Obama si enforcer, sa per te thene dicka. Ose sic thote populli, ‘ska ci ben gomarit….”
Sevastopol -Riga = 1898.6 Km
Sevastopol – Viena = 1990 Km.
“Joe, come on now”. per 1400 metra pse nuk “kercenon Rusine te mos ngacmoje Austrine sesa vendet Baltike; jane se jane ne “fund te botes” e me larg s’pate ku gje? Per “pjesen Modave, Kaliningradin e keto, asgje te shtosh?”
—
Se di, por duket se burrat e shtetit po shihen rralle-e-me-rralle ne kete planet, na rrofshin kllounet mediatike.