Bajern Mynih, uron Kukësin për titullin kampion

Gazeta Dita

Kampionët e Gjermanisë të Bajern Mynihut, nëpërmjet një letre, kanë uruar skuadrën e Kukësit për fitimin e titullit kampion.

Urimi mbante firmën e shefit ekzekutiv të klubit bavarez, Rumenige, i cili e vlerëson maksimalisht suksesin e skuadrës verilindore. Letra i drejtohej presidentit Safet Gjici dhe klubit të Kukësit për arritjen historike.

“I dashur Z.Gjici “Në emër të klubit Bajern Mynih, dua t’i uroj Fk Kukësit fitimin e titullit kampion në Kategorinë Superiore për sezonin 2016-2016.” Sinqerisht i juaji Karl Heinz Rumenige.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *