Ndërsa raportohej në edicionin e lajmeve mbi ngjarjet e padëshiruara në Përmet, kisha në dorë librin biografik mbi jetën e Fan Stilian Nolit të shkruar nga studiuesi Nasho Jorgaqi. Këta “priftërinjtë” e sotëm Fan Noli do ti cilësonte si “bajraktarë të errësirës”. Por le ti kthehemi ngjarjeve të këtyre ditëve të fundit në Përmet. Kisha që ndërtohet në territorin e pallatit të kultures; Një vendim nga të treja shkallët e gjyqësorit për pezullimin e punimeve dhe rikthimin pallatit të kultures bashkisë së Përmetit. Deri këtu gjithcka është normale. Anomalia fillon në momentin kur shteti shfaqet si i paaftë për të zbatuar vendimin e të tre shkallëve të gjyqësorit. Këtë detyrë e kryen tashmë policia private, e cila në një moment të caktuar përdor edhe forcë të tepruar ndaj anëtarëve të kishës. Ndërsa kritikohej forca e tepruar vjen dhe reagimi i priftërinjve; sulm i dhunshëm kundër forcave të policisë private për rimarrjen ose më saktë rizaptimin e pallatit të kulturës. Më duhet ta pranoj që pamjet, kur piftërinjtë vërsuleshin si huliganë dhe nxisnin besimtarët për tu përballur me policët privat, janë pamje interesante që nuk të qëllon ti shohësh përditë dhe që të bejnë të qeshësh e të mendosh njëkohësisht.
Veprime këto tërësisht në kundërshtim me fjalën dhe frymën e Perëndisë. Në letrën e pare të Apostullit Pjetër drejtuar kishave në Azinë e vogël shkruhet: “Nënshtrohuni, pra, për hir të Zotit, cdo pushteti njerëzor, qoftë mbretit, si më të lartit, qoftë qeveritarëve, si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën[…] (1 Pjetrit 2: 13-14). […] Nderoni të gjithë, doni vëllazërinë, druani Perëndinë, nderoni mbretin. Ju, shërbëtorë, nënshtrohuni me plot druajtje zotërinjve tuaj, jo vetëm të mirëve dhe të drejtëve, por edhe të padrejtëve, sepse është gjë e lavdërueshme, nëse dikush, për ndërgjegje ndaj Perëndisë, duron shtrëngime duke vuajtur padrejtësisht” (1 Pjetrit 2:17-19).
Por duke lënë mënjanë komedinë e kësaj ngjarjeje, ky është një cast që të bën të mendosh, të mendosh mbi reagimet nga fqinjët tanë jugorë dhe reagimin e vonuar të institucioneve tona. Reagimi I ministrisë së jashtme greke ishte diletant, i nxituar dhe aspak konstruktiv mbi një cështje tërësisht të brendshme të shtetit Shqiptar dhe që nuk ka fare të bëjë me shtetin grek. Ky reagim të krijon përshtypjen që fqinjët tanë e perceptojnë Kishën Orthodokse Autoqefale Shqiptare si kishë greke duke harruar kështu se ajo është jo vetëm e mëvetësishme, por edhe një pasuri e vyer e kombit Shqiptar.
Pikërisht atëher kur mendoja se nuk do të kishte ndonjë reagim zyrtar nga shteti ynë (sic është bërë edhe traditë këto kohët e fundit) dhe qëndroja para facebook-ut në pritje të ndonjë ekstaze patriotike të rekordmenit tonë, të nderuarit ktyeministër në detyrë, ndodhi cudia: Kryeministria reagoi nëpërmjet zëdhënësit të saj. Më mire vonë se kurrë, thot një shprehje!
Një tjetër pike që si shoqëri duhet të na shqetësojë eshtë reagimi i drejtuesit grek të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Janullatos. Zoti Janullatos deklaron, se ata policë privat që kishin marrë pjesë në aksion ose ishin të feve të tjera ose ishin të pafe dhe këtë e pohonte në një video të hedhur online. Një deklaratë e rrezikshme, me një frymë të qartë përcarëse që synon të nxisë tensionet fetare dhe të minojë një nga vlerat më të vyera të shoqërisë tonë, të kultivuar ndër shekuj, bashkëjetesën dhe harmonine fetare. Kjo kërkon një reagim të qartë të institucioneve të shtetit shqiptar si edhe një distancim të komunitetit orthodoks shqiptar.
Ju kujtoj këtyre “shërbëtorëve” të Zotit, se sipas fjalës së Perëndisë Zoti është Sovran dhe ka kontroll mbi cdo situate. Nënshtrimi dhe bashkëjetesa në paqe qëndrojnë në themel të doktrines kristiane: “Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falenderime për të gjithë njerëzit, pë rmbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me cdo perëndishmëri dhe ender. Sepse kjo është e mire dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, […]” (1 Timoteut 2: 1-3) Këto fjalë të urta e të shenjta duhen lexuar e kuptuar më së pari nga ata “shërbëtorë” të Zotit të apasionuar pas mësymjeve e përplasjeve trup më trup me zbatuesit e ligjit të një vendi sovran e të lire.
Letër e nënshkruar: Enian Lamçe