Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bajram Begaj dorëzon dorëheqjen si kreu i Shtabit të FA, Meta e firmos nga Stambolli! Në orën 18:00 votohet Presidenti i ri i vendit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Bajram Begaj dorëzon dorëheqjen si kreu i Shtabit të FA, Meta e firmos nga Stambolli! Në orën 18:00 votohet Presidenti i ri i vendit
AktualitetKryesorePolitike

Bajram Begaj dorëzon dorëheqjen si kreu i Shtabit të FA, Meta e firmos nga Stambolli! Në orën 18:00 votohet Presidenti i ri i vendit

Amelda Amelda
Published June 4, 2022
Share
SHARE

Gjeneral Bajram Begaj tashmë që është kandidat zyrtar për President Republike, ka marrë 37 firma të deputetëve socialistë që janë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ai depozitoi te ministri i Mbrojtjes dhe te Kryeministri kërkesën për dorëheqjen nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për shkak se ligji e kërkon dhe detyron që ushtarakët s’mund të zgjidhen në pozicione të rëndësishme politike.

Dekretimi i lirimit nga detyra u firmos nga Presidenti Meta në Stamboll, pasi presidenti ndodhet atje për të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar. Kjo zhbëri një ngërç që mund të ishte krijuar por u zgjidh me bashkëpunim mes institucioneve.

Më herët Meta kishte paralajmëruar se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

‘Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.’- njoftoi presidenca, duke ju referuar dekretimit të dorëheqjes së Begajt, nga posti i Kreut të Shtabit të Përgjithshëm.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla më herët kishte thënë se shpreson që Meta të mos i krijojë probleme me dekretimin por gjithsesi së bashku me Komisionin e Ligjeve i kanë marrë masat.

“Besoj se kjo procedurë do të përfshijë brenda orëve në vijim edhe Presidentin aktual që do të bëjë lirimin dhe kjo nuk do të jetë mendoj beteja e radhës. Por kemi menduar edhe mënyrën e zgjidhjes nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin”, tha Balla.

Kryeministri Rama, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla si dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka, janë aktualisht në një diskutim të tre në Kryesinë e Kuvendit për të diskutuar mbi mënyrën se si do të procedohet më tej.

Në Kushtetutën e Republikës thuhet se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike. “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet në nenin 89 të Kushtetutës së Republikës. Ndërkohë, gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë.

a.m/dita

Amelda Amelda June 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?