Pas Jakup Krasniqit, ish-kryeministri e së fundi edhe ish-ministër i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka vendosur të tërhiqet nga politika.
Ai ka vendosur të tërhiqet gjithashtu edhe nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Rexhepi nuk ka preferuar të bëjë komente, por kohë më parë ka deklaruar se nëse kryetar i PDK-së do të bëhej Kadri Veseli, atëherë do ta braktiste atë. Kujtojmë se Hashim Thaçi pritet të bëhet President i Kosovës pranverën e këtij pas mbarimit të mandatit të Atifete Jahjagës.
“Unë jam tërhequr përfundimisht nga politika, dhe nuk komentoj asgjë që ka lidhje me politikën”, ka thënë Rexhepi.
Vlen të theksohet se Rexhepi ka kërkuar beneficionet nga institucionet e Kosovës të cilat i takojnë nga pozita e ish kryeministrit, por se ende nuk është bërë asgjë në atë drejtim. /Dita/
