Bajrami: Kushtetuta nuk lejon referendum për kufijtë

DITA Online

Arsim Bajrami, hartues i Kushtetutës së Kosovës, ka deklaruar se akti më i lartë juridik i vendit, nuk lejon referendum për marrëveshje ndërkombëtare.

Kushtetuta nuk lejon referendum fare për çështjen e kufijve, çfarëdo ndërrimi kushtetues duhet të bëhet në bazë të kushtetutës dhe çfarëdo referendum do të kishte vetëm karakter konsultativ”, ka deklaruar Bajrami në emisionin “Imazh” në RTK.

Ai tha se në fund duhet Kuvendi me shumicë votash (2/3) të votojë për marrëveshjet ndërkombëtare. Bajrami deklaroi së për t’i dhënë referendumit karakter të detyrueshëm, paraprakisht duhet të bëhet një amendament kushtetues dhe të përcaktohet se marrëveshjet ndërkombëtare mund të vendosen me referendum.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, tha se Kushtetuta e Kosovës është sfiduar dhe vazhdon të sfidohet seriozisht nga egot e disa politikanëve të cilët për interesa politike bëjnë shkelje kushtetuese. Sa i përket bisedimeve, ai tha se në çfarëdo rrethane nuk duhet të preken kufijtë e Kosovës, sepse do të cenonte seriozisht Kushtetutën e vendit.

v.l. Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *