Tiemoue Bakayoko është një lojtar i Chelsea-t teksa ditën e shtunë ka kompletuar transferimin e tij nga Monaco.
Bakayoko, 22 vjeç, është një mesfushor i fortë fizikisht i cili ishte një nga lojtarët kyç të Monaco-s që fitoi titullin e Ligue 1 sezonin e kaluar.
Ai së fundmi ka debutuar edhe me përfaqësuesen franceze, ai shihet si një mesfushor me perspektivë të madhe.
Bakayoko ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe do të veshë fanellën me numër 14.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh. Jam rritur duke parë Chelsea-n.
Të firmosja me Blutë është diçka natyrale për mua pasi është një klub për të cilin kam bërë tifo që i vogël.
Me zi po pres të zhvillohem më tej falë trajnerit fantastik dhe bashkë me këta shokë skuadre kaq kualitativë,” shprehet Bakayoko.
E.Xh
