Baladë hidhërimi për tim vëlla, Sofokliun

redaktor

Përse më le të gjallë-o Zot,
përse s’më le me kohë të shkoja,
një ditë të zezë-si kjo sot,
as hasmit kurrë s’do t’ia uroja!

Unë asaj rruge i jam nisur,
dhe do të ikja qetësisht,
gjithë Botën sot ma ke përmbysur,
tim vëlla kur more pabesisht!

O kujë-o shpatë e helmatisur,
o muzë e zezë që sot s’më bindet,
ah-në ç’greminë më ke gremisur,
me ulërimë tromaks dhe xhindet!

Si u këput gjithë ai lis,
nga gjithë njerëzit më i miri,
çudi si mëndja s’më lëviz,
aq sa të bëj dhe harakiri!

Për dhimbjen shpesh e shpesh kam shkruar,
kur na ka lënë babai dhe mëma,
po kjo nuk ka të krahasuar,
se është më gjëmë dhe nga gjëma!

Më s’e kuptoj të jetës vlerë,
që na zhyt thellë në këtë zi,
unë do ta falja menjëherë,
që përsëri të ngjallesh ti!

Se unë nuk jam aspak i gurtë,
dhe pse e shtyva këto mote,
porse tani jam i sigurtë,
që do të vdes nga vdekja jote!

Ndaj po të pyes përsëri:
“Pse dje s’më more mua-ZOT,
se shumë i lodhur jam tani,
dhe këtë dhembje s’e mbaj dot?!”

Pse ma rrëzove me sëpatë,
sot shtyllën time të besimit,
më zhyte në të zezën natë,
në det të thellë të hidhërimit?!

Se mund të vijnë me të vërtetë,
ditët e bardha të bekimit,
por jeta ime do të jetë,
një simfoni e pikëllimit!

Sot jam një shkëmb krejt i thërrmuar,
njëlloj si jashtë edhe brënda,
dhe asnjëherë s’e kam menduar,
se ka dhe dhembje kaq të rënda!

Ndaj kësaj here u dorëzua,
një i paepur-fjalë zjarrtë,
se pabesisht sot përmbi mua,
ka rënë mali më i lartë!

Po Sofo Dukën nga Labova,
në jetë e kisha një pishtarë,
sot që u shua e kuptova,
që e kam dashur si i marrë!

Qe një gjeni me të vërtetë,
tamam pas emrit Sofokli,
dhe s’njoha kurrë në këtë jetë,
Një më të ndershëm se Ai!

Si nuk më iku dritë e syrit,
të shkretat duar pse s’m’u thanë,
që tash nën dritën e qiririt,
të shkruaj elegji për vëllanë?!

Mos kapte syri rreze drite,
fare pa sy do qe më mirë,
mos ja arrinim kësaj dite,
që Atë lis ta shihnim shtrirë!

S’e fsheh që jam kaq i tronditur,
se gojë më gojë hanim me vëllanë,
se ishte ylli më i ndritur,
që kishin lindur ato anë!

Tani u bë zi dhe më zi,
dhe ngjyrat gjithë të zeza janë,
më fal-i shtrenjti Sofokli,
që atë çast s’t’u ndodha pranë!

Më fal-o vëlla-o mik-o shok,
pa tyja ndihem krejt i humbur,
por nëse do të ishim tok,
ne vdekjen do ta kishim mundur!

Po thonë që fati na është shkruar,
nga lindja gjer në vdekje krejt,
me Zotin jam i zëmëruar,
se është treguar i padrejtë!

Ndaj do t’i thosha nja dy fjalë:
“Ne të besonim – more burrë,
po ti na bëre këtë radhë,
padrejtësinë që s’ndreqet kurrë!”

Share This Article
27 Comments
  • Ngushellime Arben , dhe nepermjet jush ngushelloj edhe bashkeshorten e Profesor Sofos dhe vajzat e tij ! Juve kurajo e behuni te forte e Profesor Sofoja u prehte ne paqe ! Ne fakt njerzit e mire na duhen ketu , me te gjallet , po ku i dihet , Ai i Madhi rri e rri e merr parakohe ndonje te tille . Ngushellime nga nje koleg-vartes !

    • Respekt per tet vella,megjithese enverist i perbetuar,por ju zoteri,po beni vjersha vetem kunder opozites,qe mire beni,por a nuk e meritojne ndonje kritike ne vjershe edhe qeveritaret tane ?!
      Me respekt nga Dr.Claus.

      • O Claus!!!

        ATA R.O.B.T KU TI KESH.

        AJO KURV MAMA QE TE LINDI

        AI PUSHT BABA QE SHITI SPERMEN E TIJ

        AJO MOTRA JOTE KURVE QE QIHET RRUGVE TE TIRANES

        AI BABI YT QE TE QINET QE 5 VJEC

        …BENE TY NJERI….KY JE!

        O CLAOS!

        NJE URIM KAM!!!

        BUTH QIRA SI TY NE DEREN TYER E PESOFSHIN!

        NUK PO UROJ TEK FEMIJTE E TU, SE BYTH QIRA SI TY NUK PJELLIN DOT FEMIJE

        • Nuk te heqe asnje presje “Burgu” per ata qe marrin mbi vete nick-un tim.
          “Te falenderoj” per pergjigjen qe ka marre. I eshte kthyer si bumerang ajo intrige primitive, duke luajtur me “emrin” tim.
          E meriton!

  • Ngushellime Arben, (shoku dhe miku me i mire i shqiptareve te ndershëm),per ikjen nga kjo jete e vëllait tënd të shtrenjte Sofokli Duka,u prehte ne paqe!
    Sincerely,vertino USA.

  • Ben Duka…
    Nese e ke njohur dhe e ke dashur tet Vella, bej sic do te keshillonte ai, fjale pak sic ishte: Jeta kjo eshte, virane, nuk e marrim vesh si vijme e aq me pak se si ikim…!
    Merru me gjera qe te qetesosh e ta urtosh shpirtin, Ben Duka, sic sapo bere, duke shkruar kete elegji pertej vetiake…

    Ja, na preke edhe ne te tjereve, qe ne keto hulli kemi shkuar e shkojme, ne qe ndodhi ta pijme nje kafe me ju vellezerit Duka, me Sofon, Apostolin e ty…tek Agjensia e Librit, bje fjala…

    Dihet cfare eshte Vellai, ngjitet gjuha ne qiellze, Ben…dhe ti e ke ngritur deri ne qiell kete dhimbje, me vargjet e mesiperme…e ndave edhe me ne dhimbjen…
    Paci gezime, duke dhuruar po keshtu tek te tjeret…kjo eshte jeta…

  • Ngushullime poetit te plagosur me humbjen e vellait t dashtu. Elegji e persosur. Mbahu poet. Jeta nuk ka vetem hidherime. Pas nje hidherimi zakonisht vjen nje gezim. Prite gezimin o poet i mrekullueshem

  • Sofokli Duka ka qene nje ushtarak,nje poet,nje njeri me te gjitha vlerat,nje shok e mik i mire si Sofo nuk vjene me ,ai do te mbetet gjithmon i paharuar mes shokve e miqve te tij.Ngushellimet e mia te sinqerta Arben Duka,u prehte ne paqe.Une e kame njohur nga afer dhe kur e mora vesh kete lajm te hidhur nuk doja ta besoja,lamtumir miku im Sofo.!

  • Sa shume dhimbje dhe dashuri vllazerore ne kete elegji!
    Ti o mendjendrituri dhe shpirtlartesuari Arben Duka,ne keto qaste me kaq shume dhimbje,pervetesoje shprehjen “O Zot,me jep fuqi qe te perballoj ate qe nuk mund ta ndryshoj”
    Ngushllime te gjithe familjareve te te ndjerit Sofokli.

  • O I NDERUARI ARBEN,PER DHIMBJEN QE TE KA PERMBYTUR,PO PERSERISIM SI REFREN,KURAJO SI BURA TE RITUR.SE VDEKJA E HIDHUR DEL ME KURAJO,DAJ THEM KURAJO ,KURAJO THONI.DO DESHEM TE NDERONIM JETEN,TE RONI EDHE TA KUJTONI.

  • Elegji shume prekese!
    Me vjen shume keq per humbjen e parakohshme te vellait tuaj te shtrenjte. Mbeshtetja e dashuria e familjes dhe e miqve tuaj ua lehtesofte sadopak dhimbjen e thelle ne keto momente te veshtira.
    Ngushellime te sinqerta ju e familjes.

  • O Zot sa vargje prekese, fjale qe dalin se bashku me trokitjet e zemres , te dyja te plagosura ! Nje dashuri dhe nje dhimbje e madhe qe te mban frymen . Ngushellim.

  • I nderuar Arben,
    Pas kesaj Balade teper prekse dhe te ndjere, nuk gjej dot fjale per ngushellim…Ke bere shume mire qe hidherimin tend e ke shprehur dhe ndare me te tjeret…
    Eshte kollaj te ngushllosh, por prapeseprape, ate e ndjen vetem ai qe i ka kaluar ngjarje te tilla te dhimbshme…
    Ti nuk duhet te bjesh ne Detin e pafund te pesimizmit…
    Jeta vazhdon…Ne shqiptaret kemi per kete nje fjale te arte..I gjalli me te gjallet e i vdekuri me te vdekurit…Natyrisht ndarja shpirterore me vellain , kur eshte nje vdekje e papritur, eshte shokuese dhe vazhdon gjate….
    Per te lehtesuar diçka, po te tregoj per vehten time…Sa jetonin prindrit, ne Shqiperi vija edhe 5-6 here ne vit…Tani vij me rralle…
    …Iken Ata që më prisnin te paret dhe me pejrcillnin te fundit…Por jeta vazhdon…Pas vdekjes se Babait, lindi nje nip…Dikush nga vellezerit e mi tha diçka qe me ka mbetur ne kujtese…Nje Mbret vdiq, nje Princ lindi…
    Ndaj dhe per ty Arben, … nuk duhet ta perjetosh deshperimin pa fund…Shko me shpesh tek familja e vellait, kujdesu aq sa mundesh per familjen e tij, sic kujdesesh ai per ty…Ashtu siç kemi lindur, nje dite e di secili se do ikim…
    Ndaj Shekspiri i madh thosh per Fëmijt…Tek Femija im, shoh veten time te rilindur…

  • I madhi Arben! Po te ngushelloj me vargjet e tua:
    Fjalët shkëlqejnë ngado
    dhe koha jo mbrapa nuk kthehet:
    “Lufto për ata që ti do
    dhe mundi yt do shpërblehet!”

    Në jetë dhe brenga do kesh,
    se shumë të kanë dhe inat,
    po ti për ata buzëqesh,
    që kurrë mos ndihen rehat!

  • Shume prekese! E dalë nga thellesia e shpirtit. Dhe te jap te drejte o Beni! Sofo ishte i rralle, i ndershem dhe mbi te gjitha ishte njeri ne kuptimin e plote te fjales. Sofo kontrastonte shume me realitetin dhe mjedisin ku punonte. Na la nje boshllek shume te madh. Por sikurse e thone me siper disa dashamires komentues, duhet te behesh i forte edhe per Sofon dhe familjen e tij. besnik baraj

  • Ngushëllime për humbjen e vëllait tënd të mrekullueshëm. Qëndro i fortë miku im poet! Kështu qenka jeta, me dhimbje kaq të mëdha…

  • Shembull i shkelqyer i mardhenies mes vellezerve, sa te do vellai nuk te don askush tjeter,(perjashto prinderit) e kete ta kuptojne e ta mesojne te gjithe ata qe lakmia per pasuri i shtyn te vrasin vellane Ngushellime e u prefte ne paqe!

  • Vdekja e parakohshme e vellait, eshte me se e vertete qe eshte nje gjëmë mbi gjëmat. Te besoj Arben ne te gjithe pikellimin qe derdh ne kete elegji per vellane tend, te ndershmin Sofo Duken, sepse veç te tjerash e kam kaluar kete dhimbje kur me vdiq para kohe vellai im i madh. Ndaj me lejo te shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per kete humbje. T’i rrojne femija, t’i rroni ju dhe dheu i qofte i lehte.

    • Ngushellimet me te thella i dashur Arben per humbjen e parakohshme te vellait,njeriut te mbrekullueshem dhe shume fisnik.Dhimbje e madhe kjo per familjen Duka,e cila perballohet vetem me force.U prefte ne paqe shpirti i tij !

  • Ngushellime per humbjen e parakoheshme te Sofokliut,vellait tuaj te dashur qe me jeten e tij ka nderuar Laboven tone!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *