Bekim Balaj rrezikon vllazëroren e së premtes me Kosovën në Prishtinë, por edhe miqësoren me Gjeorgjinë. Sulmuesi ka probleme muskulore dhe stafi mjekësor ende nuk është në gjendje të japë një verdikt nëse 24-vjeçari do të luajë.
I shoqëruar nga mjeku i përfaqësueses, Balaj zhvilloi kontrolle të specializuara në spital. Vetëm pasi të dalin përgjigjet e ekzaminimeve do të kuptohet nëse sulmuesi do të luajë në ndonjë prej ndeshjeve. Për shkak të lëndimit, Balaj mungoi edhe në sfidën e Rijekas gjatë fundjavës së kaluar në kampionatin kroat.
Në skuadër mungon edhe mesfushori Amir Abrashi. 25-vjeçari është prekur nga një virozë e stinës dhe ende nuk dihet nëse do të mund t’i bashkohet kuqezinjve. Lojtari i Freiburg është në kontakte të vazhdueshme me stafin e Kombëtares dhe nëse gjendja do të përmirësohet, Abrashi do të udhëtojë drejt Shqipërisë. Përsa i takon përgatitjeve, ngarkesa e lojtarëve në ligat ku aktivizohen dhe lodhja nga udhëtimet, bëri që trajneri Gianni De Biasi dhe stafi teknik i Kombëtares të ndryshonte programin.
Ndryshe nga sa ishte parashikuar, skuadra qëndroi pushim gjatë paradites së të mërkurës, duke mos zhvilluar seancën stërvitore. Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik kanë qëndruar në resortin Tropikal në Durrës. I fundit që iu bashkua ekipit ishte kapiteni Lorik Cana, i cili kishte marrë disa orë më tepër pushim, për të zhvilluar kontrollet mjekësore të detyrueshme në klubin e Nantes.

GIANI DUHETT TE MARRRI FUTBOLLISTIN NE HOLANDE ..TE RIUN ..SE KA ENERGIE DHE ESHTE I MIRE …. DUHET TA PROVOJE TANI ..QE KA TE PLAGOSUR … ESHTE RASTI … DHE BERISHE E KORCES …SE ESHTE I MIRE GJITHASHTU ..