Bale drejt United, por me një kusht

redaktor

Gareth Bale është prej vitesh një ëndërr e Manchester United-it.

Florentino Perez, është dakord për të nisur negociatat, por me një kusht.

Presidenti kërkon që në këtë operacion të përfshihet portieri i “Djajve të kuq”, David De Gea.

Spanjolli ka qënë për më shumë se 3 vitesh objektiv i klubit.

David De Gea ishte shumë pranë Real Madridit në vitin 2015, por për çështje kohe, ai nuk arriti të firmoste me Realin.

Trajneri Zinedine Zidane nuk është një mbështetës i madh i uellsianit.

Bale njihet për dëmtimet e shumta dhe për këtë motiv, Zidan nuk do që ta mbajë uellsianin në ekip.

Jose Mourinho ka gati 90 milionë paundë për të.

Ndoshta ky do të jetë momenti i rikthimit të anësorit në Premier League, ashtu si edhe i rikthimit të gardianit të portës në La Liga. / dh.th

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *