Bale: Duam Champions-in në qytetin tim

DITA Online

Gareth Bale foli në “MediaDay” të Real Madridit, në prag të finales së Ligës së Kampioneve, kundër Juventusit, në Cardiff.

Lidhur me riaftësimin uellasiani nënvizoi: “Jo, nuk jam 100%, nuk kam luajtur prej gjashtë, shtatë javësh. Këtë periudhë kam bërë një pushim dhe jam përmirësuar nga kyçi i këmbës. E përsëris, nuk jam 100%, por kam qenë duke punuar shumë, me seanca të dyfishta, në javët e fundit, që të jem gati për ndeshjen finale. Kam qenë larg nga familja ime, duke punuar shumë. Ishte e vështirë fizikisht dhe mendërisht, por më e rëndësishmja, jam i gatshëm për të luajtur. Nga fillimi apo nga stoli, këtë e vendos trajneri.

Ndihem i aftë, por padyshim ritmi i konkurrencës është diçka krejtësisht ndryshe. Ka qenë një vit i vështirë për nga dëmtimet”.

Isco?

“Është një lojtar fantastik dhe në javët e fundit ka luajtur shumë mirë. Jam shumë i lumtur për të, sepse po e ndihmon ekipin në këtë fund sezoni. Nuk ka rëndësi luaj unë apo Isco, por të fitojmë finalen”

Luhet në Cardiff?

Do të jetë një ditë shumë e veçantë. Një finale në qytetin ku kam lindur. Të fitoj Champions-in në Cardiff është një ëndërr. Nuk ka asnjë sekret si fitohen të tilla ndeshje. Mjafton të jemi të bashkuar, ne kemi përvoja duke fituar në të kaluarën. Juventusi është shumë i fortë në mbrojtje, por në të njëjtën kohë është edhe një nga ekipet më të talentuar. Do të jetë e vështirë për ta mundur, por ne duhet të përqëndrohemi. Nëse luajmë në maksimum tonë, do të jemi më afër triumfit“.

E ardhmja ime?

“Kuptohet, me Real Madridin, sepse kam nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare. Jam duke shijuar lojën e futbollit dhe duke fituar tituj. Nuk ka ndryshuar asgjë, jam këtu për të vazhduar dhe dhënë më të mirën. “Topi i Artë”? Nuk ka qenë një nga prioritetet e mia. Ajo që dua është të luaj me Real Madridin dhe të fitoj tituj. Kjo është arsyeja pse kam nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare, për të luajtur me klubin më të mirë në botë.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *