Bale: Ronaldo, lojtari dhe djali më fantastik

anazapta

Lojtari i Real Madridit, Gareth Bale, ka thënë se Cristiano Ronaldo ka qenë ndihmesë e madhe për të që të përshtatet në Madrid.

Uellsiani iu bashkua Real Madridit gjatë verës për një shumë rekord prej 100 milionë eurosh dhe thotë se atë e ka ndihmuar më së shumti Ronaldo.

“Mendoj se që prej hapit të parë që kam bërë në ekip ai ka qenë fantastik me mua. Ai më ka dhënë këshilla që më kanë bërë shumë mirë”.

“Ai më ka këshilluar brenda dhe jashtë fushe dhe ai më ka dhënë këshilla ku të jetoj e gjëra të tilla. Ai është një djalë i mirë, ndihmues, gjithmonë dëshiron më të mirën për ekipin dhe njerëzit përreth tij”, tha Bale.

Ai shtoi se edhe Modric e ka ndihmuar shumë, ish-bashkëlojtari nga Tottenhami.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *