Rikthimi i saj në vendlindje, si pjesë e jurisë së “Virtuozëve”, qe i bujshëm. Por, teksa spektaklit të talenteve të reja shqiptare po i vjen fundi, sfida e vërtetë mes kërcimtareve italianë të “Amici-t” sapo ka nisur.
Pas 5 vitesh mungesë balerina e suksesshme Anbeta Toromani, rikthehet në skenën që e katapultoi drejt famës.
Këtë herë, balerina shqiptare nuk do të jetë aty si një anëtare jurie, por do të shihet në kastin e balerinëve sëbashku me njeriun e saj të zemrës, Alessandro Macarion.
Emri i Anbetës në listën zyrtare të edicionit të ri të Maria de Filippi-t, nuk mund të mos pritej me zhurmë nga mediat italiane.
Kujtojmë se balerina shqiptare ka rrëmbyer vendin e dytë të “Amici-t” në fillim të viteve ‘2000.
s.a/dita

Anbeta Toromani eshte e mrekullushme …