Balerina: Celularin ma falën, nuk e vodha

Elton Tafaruci

Balerina Kristjana Ibro, vetëm 18 vjeç është arrestuar nga policia me dyshimet se vodhi telefonin e një 46 vjeçari me të cilin kishte kaluar natën. Landi Stefani e denoncoi për vjedhjen e një “IPhone 6S”, por vajza tha se akuza nuk është e vërtetë. GSH, shkruan sot Ibro ka deklaruar në polici që Lendi Stefani ia kishte falur celularin.

18-vjeçarja mohon t’i ketë vjedhur telefonin 46-vjeçarit me të cilin kishte lidhje intime.

Dje policia njoftoi se, Ibro pasi kishte kaluar natën në shtëpinë e 46-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit është larguar duke marrë me vete dhe telefonin e tij model “iPhone 6S”.

Vajza me origjinë nga Korça, e njohur ndryshe si “Kristjana Sexobeat” është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj.

Ndërkohë që për policinë nuk ka qenë gjithashtu e panjohur, pasi ka pasur më parë precedent për drejtim mjeti pa pasur patentë, vepër për të cilën edhe është dënuar.

“Arrestimi i saj është bërë pasi shtetasi Lendi Stefani, 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës ‘iPhone 6S’”,- njofton policia. Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës “iPhone 6S”./GSH/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *