PD: Drejtori biznesmen që përmendin mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” është Klement Balili

Elton Tafaruci

Mediat greke pohojnë se sasia prej 700 kilogram cannabis sativa që u sekuestrua pak ditë më parë në vendin helen i përket një “biznesmeni të lidhur me politikën në Shqipëri”.

Partia Demokratike pretendon se është fjala për Klement Balilin.

Ky i fundit një biznesmen i njohur në këtë qytet, së fundmi është edhe pronar i kompleksit turistik “Santa Quaranta”.

Ky kompleks është ndër më luksozët dhe më modernët në bregdet dhe është inauguruar vetëm pak kohë më parë.

Balili ndërkohë është edhe pronar i hotel Olivias në bregdetin e Butrintit, një ndër hotelet më të njohura të zonës.

46 vjeçari është pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk”, e cila operon në qarkun e Vlorës.

Prej dy vitesh Klement Balili është emëruar drejtor i transportit aty.

Në 2006 Klement Balili u arrestua nga Policia e Shtetit në kuadër të një aksioni antidrogë, por u lirua – raporton gazeta Shqiptarja.com

Shtypi grek e quan atë “Eskobari shqiptar i Ballkanit” dhe ka botuar përgjime të tij me trasportuesit por pa i permendur emrin.

Sipas pergjimeve “Eskobari” garantonte vartësit: “Mos u shqetësoni, nëse ju kapin unë do paguaj avokatët dhe do kujdesem për familjet tuaja”.

santa3

santa2

santa-qua

Share This Article
11 Comments
  • BISNESMEN I SUKSESSHEM…..!
    Ja keputin kot grekerit ..
    Dysete shenjtoret dhe katerqind shejtanet e SARANDES!

    • Po ky robi,per dy vjet u be kaq i fuqishem? Nese po,atehere le ta marrin dhe tagjykojne.
      Nese ka vite qe merret me kete pune,pse nuk eshte marre drejtesia ?

  • c’fare deklarate ka PD per mikun e tyre Vili Minarolli qe me aferm te tije kane grabitur toka ne Vlore dhe me leje te falsifikuar po nderton pallate po ne Vlore

  • Kompleksi turistik i Balilit me Ilir Meten ne inaugurim. Balili drejtor drejtoris transporteve Sarande. Gjithe kete investim nuk ka njeri ta besoj se e ka me rrogen e drejtorit. Ja pra Drejtoret e Rilindjes Rames denoncohen ketu por tymi i del jashte se te jete per Rilindjen do ta sillnin deputet heren tjeter.

  • KUJDES ME MBIEMRAT ‘BALILI’ SE SHKELNI NE KALLO ‘KLANIN KAPO’ DHE PRISHENI ME TERE AGJENTURAT SERBINE E AMERIQINE!

  • Po mir vellezer nje gje nuk kuptoj une.kaq i pasur ky dhe ka nevoje per nje vend pune nga qeveria?qe ky vend ka pjerdhur me kohe kete e dime ne, por te jete qelbur kaq shume……..?

  • Rigels balili kryetar i bashkise te Delvines,nga ana e LSI,eshte nip i Baronit te droges,Pablo eskobarit te Ballkanit.Esh,mender jurist me diplome te blere,ne universittein privat te Tiranes,qe Berisha muti ,i mbolli me qellim te keq,qe sot ,…..vetem fisi Balili zoteron si Eskobari gjithe jugun e Shqiperise.

  • Fisi Balili eshte pashalleku i Shqiprise JUgore. Politikisht mbeshteten si gjitmone nga klani mafioz i Ilir Metes.Ata kane brenda fisit te tyre 2 apo 3 kryetare bashkie,te zonave te jugut.Po ju permend me te spikaturin e ketij fisi:Rigels Balili eshte “zgjedhur” nga LSI krytar bashkie ne Delvine.Baroni i droges qe u kap ne Greqi e ka nip.Ka mbaru juridikun ne nje universitet privat,pabere asnje ore mesim,gjithcka me pagese ,deri ne provimin e fundit.Gjithmone kopjaxhi ekselent!Qe student merrej me droge si shperndares.Keta jane xhevahire-kuadro te LSI.Ne Shqiperi te gjithe i dine ,poooor nuk i ngacmojne se LSI ,te ben namin,per fisin Balili-eshte hambar votash.Likja ne Tirane, balilet ne Sarande e Dlvine,mut e bene Shqiperine.

  • kete tipin balili e njehe gjithe jugu se kushe eshte e me se merret qe nga viti 1994 e dime qe qe eshte kapobanda e droges drejte greqise pyesni ne stjarre te delvines e do tu thone se kushe eshte vetem policia e leshit e politikanet tane hajduta e kriminala qe i rrahin supet balilit nuke e din se me se merret ky bandilli,marrin guximin sa e kane bere dhe drejtore te transportit,shqiperia vellezrit e mi ka mbaruar eshte bere kolumbi te gjitha bizneset jane ne dore te baroneve te droges,ku pjese kane ne keto biznese dhe politoqenet tane hajduta te nderuar kurse shqipetaret jane kthyer ne skllever modern ne token e tyre.ta gezojme shkerrdhatocine shqipetare qe eshte kthyer ne ferre per njerzit e ndershem fukarenjte e te vobeket,e parajse per gangesterat te fortet,e hajdutet me kullaro .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *