Deputeti i PS, Taulant Balla, nga Korca ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, se kryeministri po pengon krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Balla ka deklaruar se, “Byroja është pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi” dhe se “akuzat e Bashës për vonesa janë të paverteta”.
“Byroja do ngrihet dhe reforma do të bëhet. Po presim rekomandimet e Komisionit të Venecias”, ka thënë Balla.
