Presidenti/ Alibeaj: PS shkeli marrëveshjen. Balla: Na keni keqkuptuar, kandidati i opozitës duhet të mbështetet vetëm me firmat e opozitës

Ornela

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, për të diskutuar mbi kandidaturat që do të propozoheshin për postin e Presidentit. Sipas itj, Partia Socialiste ka shkelur marrëveshjen e dakordësuar më parë mes palëve, që kandidatura e propozuar duhet të mbante firmat e të dy palëve.

Por sipas Alibeajt, PS është tërhequr nga ky impenjim, duke thënë se kandidatura që do të kalojë për votim të hënën duhet të ketë vetëm firmat e opozitës. “Pasi dolën emrat e diskutuar në grupin parlamentar. Me sa duket pasi Edi Rama pa që nuk kishte shans për ta vjedhur, për ta joshur, ka bërë këtë gjë sot”, tha Alibeaj.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PS-së, ku kreu i grupit parlamentar thotë se ato po i qëndrojnë marrëveshjes me opozitën, ku sipas tij mazhoranca nuk do të propozojë emër në raundin e 2 dhe të 3. Por sipas Ballës, Alibeaj e ka keqkuptuar diskutimin, pasi nuk ka pasur dakordësi që PS të mbështesë me firma kandidatët e opozitës.

“Në raundin e dytë dhe të tretë, do të propozojë vetëm opozita emrat për President. Nëse në këto dy raunde nuk do të jetë zgjedhur Presidenti, ai do të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë, me propozimet që do të vijnë edhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në këtë fazë, të treja grupet e opozitës mund të vijnë me emra, por që procesi të ruajë integritetin e tij, duhet që kandidati që vjen nga opozita duhet të jetë e mbështetur vetëm me firmat nga opozita. Alibeaj e ka konfirmuar që kanë mundësitë për të propozuar dy kandidatë. Bujrum. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të vlerësojmë nëse do t’i mbështesim. Kushtetuta është mbi çdo marrëveshje dhe këtë nuk e shkel dot askush. Si mund të quhet dikush kandidat nëse nuk është depozituar me firmat e caktuara. Kemi kohë për të mos e humbur raundin e dytë. Kandidati duhet të ketë vetëm firmat mbështetëse të opozitës”, u shpreh Balla.

“Ne nuk do të propozojmë kandidatura në këto dy raunde, do t’i qëndrojmë marrëveshjes. Por, opozita i ka të gjitha mundësitë që t’i sjellë emrat, le të vijnë edhe me më shumë se 4. Por, nëse vë kushte: ose zgjidh një nga këto emra ose nuk ka, kjo do të thotë që i ke hequr mundësinë e propozimit palës tjetër. Ne kemi mundësi për të propozuar 3 kandidatura tani, por do të presim raundin e katërt. Kjo është një përpjekje serioze për t’i dhënë shqiptarëve një President jo të Partisë Socialiste. Duam konsensus, shpreh keqardhjen për tërheqjen e grupit parlamentar të PD-së”, shtoi Balla.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Zgjohuni, ora e drejtesis ka ardhur, s’ka pushtet e tutore brenda e jasht qe mund t’ju shpetoje nga drejtesia says:

    Lojrat bastarde brenda bandave kriminale korruptive blu-roze, i mbaroje vaji kandilit dhe s’ka marveshje te piset brenda tyre qe mund te shpetoje nga banga e drejtesis. Kesaj politike i thone:- bire selman i nenes ke te qaje me pare, njerin e kame burre e tjetrin dobic te radhes. USA e BE dhe populli nuk e hajne me sapunin tuaj per djathe. Koha juaj dhe e tutoreve tuaj, frut i lekeve te ardhur nga abuzimi me pushtetet e bota e krimit dhe e korrupsionit mbaroje.

  • Te keqkuptosh nje gje te thene shume qarte Edhe ne shtyp,Jo me ne mes tuaj ,eshte ose injorance ose batakcillek.Te thuash “na keni keqkuptuar”do te thote ose mendjelehtesi,ose pranim i pjesshem i fajesise.Zgjidh e merr dhe jep shpjegim per zgjedhesit qe te besojme.Ne shtyp Jane theksuar tre probleme si marveshje:-1-ne tre raundet e para kandidati i opozites.2-20 firma nga deputete te opozites qe shoqerohen propozimit e saj.3-nuk pranohet liste me firme nongrata.Pra, qarte,prere,sakte.Ketu nuk eshte ceshtje keqkuptimi.Ceshtja shtrohet sipas opozites per te sajuar krize parlamentare dhe kaluar ne zgjedhje te reja.Ndaj opozita e Ali Beut kerkon shmangien e ligjit per raundin e katert.

  • Ty qe ben thirrje per zgjim se ka ardhe ora e drejtesise te ndigjofte zoti fjalen por nuk e besoj sepseketa jane shume te rafinuar.Mrreveshjet jane gjithmone te pista sidomos kur i ben politika , prandaj une nuk besoj se ka ardhur apo do vije ndonjehere ora e drejtesise per maskarejte tane politikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *