Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi sot se ka marrë në dorëzim një projekt-ligj “Për Statusin e minatorit” pas takimit me sindikalistët ish-minatore.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Balla shprehet se “Në cilësinë e Kryetarit Grupit Parlamentar Socialist, zhvillova një takim me sindikalistë ish-minatorë, të cilët më dorëzuan një projektligj “Për Statusin e minatorit”. “Jemi të angazhuar që bashkë me qeverinë dhe sindikalistët të punojmë për një dokument të dakordësuar.#Bashkëqeverisja_me_Njerëzit”, shkruan Balla.


Shpresoj qe t’a marrin Statusin e Minatorit brenda vitit 2019 (?!) Per “Statusin e Naftetareve” eshte premtuar qysh ne Prill te vitit 2015 ! Shpresojme t’a marrim nga Janari 2018 !!!