Deputeti socialist, Taulant Balla i ka drejtuar një thirrje nga Dibra kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ai u shpreh i sigurtë në fitoren e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Muharrem Rama, por i kërkoi kreut të opozitës Lulzim Basha të deklarojë se pranon rezultatin e zgjedhjeve.
“Dua t’i drejtohem personalisht kreut të PD, zoti Bashës që e ktheu në një betejë kombëtare: Lulzim dil tani pas meje këtu në Neës24 apo ku të duash dhe të bësh një deklaratë të thjeshtë të deklarosh se e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Dibër, se ishin të lira dhe demokratike. U shpall fitorja e kandidatit të PD, por nga PD nuk ka ende një deklaratë nga Lulzimi që ka qenë për 21 ditë në Dibër, është lajm që nuk ka qenë në Holandë, por të dalë dhe të thotë ‘unë njoh rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha Balla për News 24.
Për sa i përket numrit të madh të përfaqësuesve të dy forcave politike kundërshtare të pranishme në këto zgjedhje, Balla tha se nga ana e PS kanë qenë vetëm 8 deputetë, ndërsa PD kishte angazhuar të gjithë grupin parlamentar.

Me pare dil ti Taulant dhe prano publikisht se je Servil, Vasal i lindur. Per keto cilesi te cmuara te mban afer I Gjati o idiot, dhe ne momentin qe do te ulesh paaaaak nivelin e “cilesive” te tua do te te flake si krimbin e nje molle.
Asnjehere nuk kane pranuar humbjen te PD se,dhe vec cirren por harrojne qe populli e ka pesuar prej saj dhe Saliut.