Balla: Berisha, lëre kokën e pashait atje ku është se lemerise vendin

anazapta

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka dalë sërish sot para mediave, për denoncimin e përditshëm të pasurive të fëmijëve të kryeministrit Berisha. Balla tha se Argita dhe Shkëlzen Berisha nuk justifikojnë dot fitimet marramendëse dhe pasurinë që shtohet përditë nga korrupsioni dhe evazioni fiskal. “Shkëlzen Berisha fitoi 490 milionë lekë në dy vjet vetëm nga sekserllëku”, tha Balla.

Më tej, Balla komentoi edhe deklaratën e sotme të kryeministrit Berisha, i cili tha se qeveria do të nisë procedurat për kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës nga Stambolli. Balla tha: Sali Berisha, lëre kokën e Ali Pashës atje ku është se lemerise vendin”. Duke komentuar kthimin e eshtrave të Zogut, Balla tha se mbreti u nxor nga varri në Paris dhe u fut në një kioskë në Tiranë, që Berisha e quan mauzole.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *