Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla thekson tha se sfida kryesore për ministrin e ri të Financave, Arben Ahmetaj është formalizimi i ekonomisë.
Teksa vlerësoi punën e bërë nga ministri në ikje, Shkëlqim Cani, Balla e konsideroi risi ardhjen në krye të ministrisë së Ekonomisë të një femre.
“Më lejoni t’i uroj shumë sukses Ministrit të ri të Financave, zotit Arben Ahmetaj, i cili ka për detyrë të çojë përpara betejën për formalizimin e ekonomisë në Shqipëri. Shumë suksese edhe ministres së re të ekonomisë, një zonjë me shumë eksperiencë e cila sjell edhe një risi tjetër, sepse beteja për barazinë gjinore korri një tjetër sukses, po të kemi parasysh që shtohet një zonjë tjetër në qeveri dhe kjo është dhe qeveria më e balancuar në aspektin gjinor në historinë e vendit tonë”, theksoi ai.
Ai u pyet edhe për qëndrimin e Ben Blushit, duke theksuar se deklaratat e tij janë në dëm të Partisë Socialiste dhe kundër qeverisë.
“Dhe më vjen keq që në reagim, kur flet për ekonominë, flet njëlloj si Saliu. Nuk e di ku e ka gjetur atë shifrën katërqind lekë për katërqind mijë të varfër në Shqipëri, por di t’ju them që kur një deputet nuk shkon për dy vjet e gjysmë në zonën e tij zgjedhore që të takojë zgjedhësit dhe që zgjedhësit i sheh vetëm nëpërmjet televizorit, sigurisht mund të kesh edhe këto lloj shifrash. Kështu që edhe njëherë shumë sukses dy anëtarëve të rinj të kabinetit në detyrat që morën”, tha gjithashtu. /Dita/
po ti si po flet mor debil??
o pitbull o bashibozuku i ramës nuk po e lë blushin asnjë miutë të qetë kurse ndocajn e bëtë prefekt!!
ec se me mëndt që ke do të të bëjmë komnadant të muhaxhirëve vetvrasës!!