Balla: Deputetët e PS do zbresin në terren për të kontrolluar çmimet

J L

Deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet. Lajmi u bë me dije nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit, Balla tha se edhe deputetët do t’u bashkohen ministrave për të kontrolluar në terren çmimet, me qëllim që të mos u lihet hapësirë abuzuesve.

Në mbledhjen e drejtuar sot prej tij, kreu i grupit socialist zbuloi gjithashtu se u vendos mbi modalitetet e zhvillimit të mocionit të debatit në seancën e ditës së nesërme në Kuvend, kërkuar nga Partia Demokratike.

“Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative. Por kanë fuqinë e ligjit dhe po zbatohen. Edhe deputete e PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme me të gjithë qytetarët për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit të kontrollit të respektimit të çmimeve, me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarë. Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjitha qarqet, në mënyrë që të gjitha masat e marra nga qeveria për pasojat e kësaj lufte.

Nesër do të kemi një mocion me debat të propozuar nga PD, kemi dakordësuar modalitete e këtij debati që do të zgjasë 3 orë. Ne duam që debatin, diskutimet ti bëjmë direkt në terren me njerëzit që na kanë dhënë besimin. Me të mbaruar seancë të gjithë deputetët do të jenë në territor”, tha Balla.

Kujtojmë se i pari që zbriti vetë në terren ishte kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi në një supermarket.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • PS ben mire te hape nje fushate me ushtrine dhe gruper e shoqerise civile per mbledhje ndihmash ushqimore e veshembathje per te varferit.

  • O Qeveri mos luani me qytetarët tuaj. Mos të rrisi bordi i kar uranteve çmimet.
    Të tregoj kush paguan nga ato bizneset dhe kë paguajnë që bordi rrit çmimet.
    Nqs nuk i ulni dot rrisni të ardhurat e pensionistëve me 9000 lekë të reja.
    Gjejini ku të doni lekët.
    Vetëm gënjeshtra dini të thoni si qeveri dhe si individë kur flisni.
    As vetë nuk i besoni ato që thoni.
    Edhe njëherë bëj thirrje të mos lejoni ngritjen e çmimeve të gjitha llojeve.
    Qytetarët presin nga qeveria por shohin që nuk jeni për njerëzit.
    Jeni bashkë me biznesin që ngre çmimet .
    Njerëzit kujt duhet ti drejtohen?
    Qeverisë apo biznesit?
    Do ta mendojnë njerëzit dhe do tu drejtohen të dyve si qeverisë që nuk kujdeset për ta po kështu dhe biznesit për ti mësuar se nuk mund të spekullojnë me lajme të rreme(fake news).

  • Me siguri deputetët patronazhistë të PS bashkë me ministrat do të kontrollojnë që të mos ulen çmimet dhe të jenë në përputhje me situatën, sepse shoku Edi ka thën:

    “Bëhet luftë në Ukrainë moreeee……, po vriten njerëz dhe këtu nuk po vriteni moreeee….., po shteron nafta në botë moreee….., do të ngrihen çmimet moreeeeee…….”

    Do të kontrollohet pompat e karburantit te pikat e shitjes a janë të lidhura direkt me bursën ndërkombëtare të naftës dhe do të gjobiten dhe do të hiqen liçencat në qoftë se në bursa ngrihet çmimi dhe pikat e shitjes me pakicë nuk e kan ngritur ose aq më keq kanë ulur çmimet.

    Po kështu do të ketë kontrolle të rrepta në qoftë se në botë ngrihen çmimet e ushqimeve dhe këtu nuk ngrihen dhe do të ketë masa ekstreme aq më tepër kur ulen çmimet e produkteve ushqimore. Shoku Rama ka vendosur të bëj shtet dhe nuk do të lejoj ulje abuzive të çmimeve kur bëhet luftë 2 orë larg me shpejtësin e raketës MACH 5 Zirkon që mund të bjer e komanduar nga Putini me satelitët ushtarakë edhe në shtëpitë bunkerë në Shqipëri duke i ngatrruar me bunkerët ushtarakë që janë shkatrruar me kohë.

    Bordet, ministrat dhe deputetët patronazhistë i pret një punë e madhe dhe populli do tu ndjej efektin , çmimi i naftës u ul nga 206 në 212 L për litër, “vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë këtë ulje” do të thoj shoku Edi me mënçuri me matematikën e tij rilindase që ja kalon nga efektet matematikës së Lul Bashës për të cilin 7X7 = 42 .

    Se mos në fushatën e tyre këta patronazhist diskutojnë me popullin se çfarë po bëhet me naftën e nënokës son, ose të diskutohet për të siguruar produktet ushqimore në vënd, për të bër shërbimet grurit , për mbjelljet pranverore , për ritjen e numrit të kafshëve në blegtori…..jooooooo …..

    se këto masa ulin çmimet dhe biznesmenët dhe shteti ynë me natyrë jo prodhuese por importuese të çdo gjëje humbasin, ju lutem shumë këto nuk përputhen me turizmin rural akademin e barinjëve dhe heqien e kontrollit veterinar për produktet blegtorale qumësht dhe mish që ne eksportojmë me mijra e mijra tonelata në Serbi, Maqedoni , deri në Brazil.

    Shoku Rama, si një Gebels i vërtet mediatik, edhe këtë radhë do ta kaloj duke ja rrasur ngritjen e çmimeve popullit gej shqipëtar me shejtanllëk dhe po hedh në luftën mediatike trushplarse të gjithë potencialet e gestapos së tij subversive shtetërore dhe partiake tashma të kthyer në profesionistë të vërtet të mashtrimit masiv.

    I lumtë, është lider global në këtë fushë dhe do të linte të turpëruar edhe vet Gebelsin po të ishte gjallë.

  • Me siguri deputetët patronazhistë të PS bashkë me ministrat do të kontrollojnë që të mos ulen çmimet dhe të jenë në përputhje me situatën, sepse shoku Edi ka thën:

    “Bëhet luftë në Ukrainë moreeee……, po vriten njerëz dhe këtu nuk po vriteni moreeee….., po shteron nafta në botë moreee….., do të ngrihen çmimet moreeeeee…….”

    Do të kontrollohet pompat e karburantit te pikat e shitjes a janë të lidhura direkt me bursën ndërkombëtare të naftës dhe do të gjobiten dhe do të hiqen liçencat në qoftë se në bursa ngrihet çmimi dhe pikat e shitjes me pakicë nuk e kan ngritur ose aq më keq kanë ulur çmimet.

    Po kështu do të ketë kontrolle të rrepta në qoftë se në botë ngrihen çmimet e ushqimeve dhe këtu nuk ngrihen dhe do të ketë masa ekstreme aq më tepër kur ulen çmimet e produkteve ushqimore. Shoku Rama ka vendosur të bëj shtet dhe nuk do të lejoj ulje abuzive të çmimeve kur bëhet luftë 2 orë larg me shpejtësin e raketës MACH 5 Zirkon që mund të bjer e komanduar nga Putini me satelitët ushtarakë edhe në shtëpitë bunkerë në Shqipëri duke i ngatrruar me bunkerët ushtarakë që janë shkatrruar me kohë.

    Bordet, ministrat dhe deputetët patronazhistë i pret një punë e madhe dhe populli do tu ndjej efektin , çmimi i naftës u ul nga 206 në 212 L për litër, “vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë këtë ulje” do të thoj shoku Edi me mënçuri me matematikën e tij rilindase që ja kalon nga efektet matematikës së Lul Bashës për të cilin 7X7 = 42 .

    Se mos në fushatën e tyre këta patronazhist diskutojnë me popullin se çfarë po bëhet me naftën e nëntokës son, ose të diskutohet për të siguruar produktet ushqimore në vënd, për të bër shërbimet grurit , për mbjelljet pranverore , për ritjen e numrit të kafshëve në blegtori…..jooooooo …..

    se këto masa ulin çmimet dhe biznesmenët dhe shteti ynë me natyrë jo prodhuese por importuese të çdo gjëje humbasin, ju lutem shumë këto nuk përputhen me turizmin rural akademin e barinjëve dhe heqien e kontrollit veterinar për produktet blegtorale qumësht dhe mish që ne eksportojmë me mijra e mijra tonelata në Serbi, Maqedoni , deri në Brazil.

    Shoku Rama, si një Gebels i vërtet mediatik, edhe këtë radhë do ta kaloj duke ja rrasur ngritjen e çmimeve popullit gej shqipëtar me shejtanllëk dhe po hedh në luftën mediatike trushplarse të gjithë potencialet e gestapos së tij subversive shtetërore dhe partiake tashma të kthyer në profesionistë të vërtet të mashtrimit masiv.

    I lumtë, është lider global në këtë fushë dhe do të linte të turpëruar edhe vet Gebelsin po të ishte gjallë.

  • “populli në këmbë,partia në ballë”??
    e përse duhet të dalin deputetët në terren o pallë??
    a nuk ka njerëz që marrin rroga për atë punë??
    nxirrni hajvanin tonë të gjatë se vetëm ai i zgjidh punët,por mos harroni të pushoni gjithë të tjerët nga puna!ata që nuk bëjnë punën për të ciën paguhen janë hajdutë,dhe për pasojë jo vetëm duhen pushuar nga puna por dhe duhet të këthejnë paratë e marra,me mashtirm!pastaj të dënohen!!
    debilat e mutit gjithnjë me të njëjtat lojëra!!
    deputetët kanë punën e tyre dhe administrata shtetrore ka punën e saj!!po qe sesicili bën punën e tij nuk ka nevojë që deputetët të dalin rrugëve e rrugaçtë të hyjnë në parlamet!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *