Balla: Dhëndri i Berishës përdor ca gjyqtarë “të dhjerë, por krenarë!”

redaktor

Deputeti i PS, Taulant Balla, i akuzuar nga familja kryeministrore për shpifje, ka parashtruar të enjten arsyet se përse ai është i pafajshëm. Gjatë seancës, deputeti socialist jo vetëm që ka ripërsëritur denoncimin e bërë ndaj dhëndrit të kryeministrit, Jamarbër Malltezi, por ka akuzuar dhe gjyqtarët, që sipas tij, urdhërohen në dhënien e vendimeve.

“Më 7 mars, në Ditën e Mësuesve, isha në gjyqin e radhës me burrin e mësueses më të paguar në Shqipëri. Burri i Argita Berishës, e cila paguhet 144 milion lekë në vit, aq sa paguhen 20 drejtorë shkollash së bashku, është edhe ky mësuesi më i paguar me 70 milionë lekë ne vit. Burri i Argitës, i cili ka privatizuar Klubin Sportiv Partizani, quan shpifje faktin e kryer të këtij privatizimi. Ky, e shoqja dhe kunati i tij kujtojnë se mund të shpëlajnë fytyrën e njollosur nga korrupsioni, me vendimet e ca gjyqtarëve të urdhëruar. Për këta shkon për shtat shprehja: “të dhjerë, por krenare”,” deklaroi pas seancës së zhvilluar në gjykatën e Tiranës , Taulant Balla,  ndaj të cilit dhëndri i kryeministrit kërkon si dëmshpërblim 20 milion lekë.

Përse i pafajshëm

Deputeti Taulant Balla ka ripërsëritur në seancën gjyqësore se ka fakte të mjaftueshme për të provuar vërtetësinë e deklaratave të bëra më 9.10.2012. Nëpërmjet avokatit të tij, përballë togave të zeza, Balla ka parashtruar të gjitha kundërshtitë mbi akt-akuzën e ngritur nga dhëndri i kryeministrit. Sipas parashtrimeve të paraqitura, deputeti Balla ka kryer detyrën e tij duke bërë publike shkeljet, klientelizimin dhe mungesën e transparencës në procesin e tjetërsimit të një mori pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në seancë gjyqësore u tha se Balla në deklaratat e tij i është referuar dokumenteve zyrtare që dëshmojnë kundërshtimet e drejtuesit të lartë te Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë drejtuar Presidentit të Republikës. Në këtë dokument bëhet me dije se Shefi i Shtabit, pa asnjë ekuivok, e informon zyrtarisht se i është bërë presion për të firmosur kontratën e shitjes.

Po ashtu në Parlament Balla ka paraqitur dokumentacion arkivor sipas të cilit privatizimi i Sport Klub Partizanit ka ndodhur vetëm pas ndryshimit të Ministrit të Mbrojtjes dhe se drejtuesi i Shtabit të Përgjithshëm, që ka firmosur kontratën, është graduar në detyrë më të lartë.

Sipas avokatit, Balla në deklaratën e tij ka evidentuar lidhjen e ngushtë të personit qe ka përfaqësuar interesat e ish- pronarëve me Kryeministrin e vendit që është pikërisht personi që ka në varësi administrative të gjithë personat zyrtarë që janë përfshirë në tjetërsimin e kësaj pasurie nga shtetërore në private me destinacion përdorimi tjetër. Duke iu referuar këtyre fakteve, në parashtrimet e bëra thuhet se nuk qëndron akuza e ngritur nga Jamarbër Malltezi se nëpërmjet deklaratave publike deputeti Taulant  Balla, ka përhapur shpifje dhe deklarata te rreme, me qëllim cenimin e nderit dhe dinjitetit të dhëndrit të  kryeministrit të Shqipërisë.

Share This Article
1 Comment
  • Perendia ju ve shenje njerezve te keqinj qe t`i njohin te tjeret. Kjo cupa e Lirise se Berishes e ka pas nje shenje te tille e megjithese ka shpenzu gjithe ato para per ta eliminu shenjen , nuk ka bere dot asgje per te eleminu faktin qe eshte njeri i keq.
    Nje pyetja kam une : sa i ka kushtuar kesaj operacioni i heqjes se shenjes? Ka fature per kete kjo Memi apo Meremja e Berishes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *