Deputeti socialist, Taulant Balla, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Berisha dhe fëmijëve të tij. Sipas Ballës, ndërsa gjithë shqiptarët po varfërohen çdo ditë më shumë, famlja bioligjike e Berishës shton miliardat.
“Ndërsa të gjithë shqiptarët e thjeshtë janë duke e provuar në kurriz të tyre peshën e krizës ekonomike, një familje në Shqipëri, familja biologjike Berisha, po pasurohet çdo ditë e më shumë”.
Si ka mundësi që ndërsa advokon formalizimin e ekonomisë, vetë Saliu na paska një thes 10 milionësh në një cep të shtëpisë, të cilin pothuaj e kishte harruar dhe e kish shtuar me dorë? Si ka mundësi që vajza e tij na merrka 146 milionë lekë nga mësimdhënia? Kush janë universitetet që paguajnë tarifa të tilla, që rivalizojnë me universitetet më prestigjioze në botë? Sa orë në vit jep mësim kjo zonjë, për të marrë këto lloj pagesash? Çfarë biznesi ka zhvilluar me pronat e paluajtshme i biri i kryeministrit Zeni për të fituar mbi 490 milionë lekë? Si i janë shtuar pasuritë me 100 mijë Euro më tepër sesa të ardhurat në një vit? Cilat janë bizneset që kanë ndihmuar, apo konsultuar juristja Argita dhe ndërmjetësi Shkëlzen?” është shprehur Balla gjatë një konference shtypi.
Sipas deputetit të PS-së, gjatë gjithë këtyre ditëve kërkesat për transparencë kanë marrë si përgjigje një lumë balte nga partia në pushtet dhe ca kërcënime për gjyqe që megjithatë nuk e zmbrapsin aspak opozitën, në aksionin e saj ligjor.
“Sali Berisha duhet ta dijë fare mirë se keqpërdorimi prej tij dhe prej fëmijëve të tij i disa gjyqtarëve të korruptuar, që me shërbimin që i bëjnë atij, mbulojnë çështje të tjera të zeza, do të zgjasë edhe për pak ditë”, është shprehur Balla.
Sipas tij, “pas 23 qershorit do të rilindë Shqipëria, por do të rilindë edhe drejtësia e munguar. Një drejtësi e vërtetë që do të mundësojë hetimin e plotë dhe gjykimin e pa-anshëm të pasurimit të bllokmenëve të rinj në pushtet”.
bla bla bla ;;;po te donte RAMA E KISHTE DENUAR ME KOHE …. POR NUK JA MBAN SE ESHTE EDHE AI EDHE JU JENI NJESOJ SI BERISHA .. PRANDAJ LERINI LLOQET BOSHE ..SE SI HAN ME POPULLI..