Balla fiton gjyqin me dhëndrin e Berishës

editor

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë pretendimin e familjarëve të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me deklaratat e deputetit Taulant Balla, për privatizimin e pronave të Sport Klub Partizanit.

Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesë- padinë për shpifje të familjarëve të Malltezit, sipas të cilës, ata kërkonin 100 milionë lekë dëmshpërblim.

Pas vendimit, deputeti socialist ka thënë se ky vendim i hap rrugë hetimit të privatizimit të pronave të Sport Klub Partizanit, një pjesë e të cilave janë marrë pikërisht nga dhëndri i Berishës.

“Vendimi i gjykatës i hap rrugën një hetimi të plotë të privatizimit të Sport Klub Partizanit dhe të pronave të tjera të ushtrisë shqiptare të shitura me vlera qesharake. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimin për këtë çështje. Provat tona, të cilat ia paraqitëm gjykatës, janë të plota dhe tregojnë qartë abuzimet”, tha Balla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *