Balla i kërkon Bashës lobim pro hapjes së negociatave

Dita

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të mos lobojë kundër procesit të negociatave, si dhe të mos bllokojë procesin.

Për Ballën, Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe sipas tij nuk mund të konsiderohet si fitore e PS, pasi kanë kontribuuar të gjitha qeveritë.

“Shpresoj që Basha të mos investohet me një lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin. Si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë ”, tha Balla.

Balla i drejtohet Bashës një ditë para dorëzimit të progres raportit të KE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Te gjitha Partite qe kane qene ne Opozite kane demtuar Imazhin e Shqiprise. Ata ose kane thene te verteten ose kane genjyer, per te rregulluar Imazhin e tyre.Shqipria nuk ka shanc te futet ne BE sepse keta maskarenj nuk e lene te hyje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *