Taulant Balla i ka nxjerrë sot në Kuvend Lulzim Bashës kontratën e nënshkruar me Muzin Capitol për financim dhe lobim rus të PD-së në SHBA.
Duke folur nga seanca parlamentare, Balla lexoi numrin e pasaportës së kreut të PD-së dhe tregoi firmën e tij për këtë kontratë.
“Tani Lulzim çohu dhe thuaj ku i ka gjetur PD 500 mijë dollarë për të paguar një dorë të vetme në 9 qershor 2017”, tha Balla.
“Mediat botërore flasin për përfshirje të disa biznesmenëve rusë për financimin tënd, në një moment shumë të rëndë të Shqipërisë, për destabilitetin. Ke tre muaj që ç’gënjeshtër thua në një banak, nuk e thua në një banak tjetër.
Thua dy herë rresht të kundërtën e asaj që the herën e parë. Ke dalë dhe ke thënë që PD nuk ka firmosur kontratë me lobistin Muzin. Ja ku e ke Lulzim kontratën, ku e ke firmosur ti, madje ke vënë edhe numrin e pasaportës (lexon nr e pasaportës të Bashës).
Tani Lulzim çohu dhe thuaj ku i ka gjetur PD 500 mijë dollarë për të paguar një dorë të vetme në 9 qershor 2017.
Ku i keni gjetur, se nëse keni të tjera mirë është t’ia çoni bashkisë së Kamzës të rrisin fondin e ndihmës ekonomike. Aq është, për një muaj bashkia Kamëz ja del të rrisë ndihmën ekonomike. Ku i ke gjetur këto 500 mijë dollarë tavarish Luli.
Këtu kemi të bëjmë me një skandal tepër të rëndë kur së pari kemi burime të dyshimta që përfshijnë biznesmenë me shtetësi ruse. Lulzim mos u fshi as pas Arben Ristanit, po shko vetë në Prokurori“, tha Balla.
o.j/dita
